dinsdag 15 mei 2012

Poetry of Galaxy "ATUNIS"





Galaktika Poetike "ATUNIS"

Poetry of Galaxy "ATUNIS"




BORDI DREJTUES

DIRECTION BOARD



  1. Hasije Selishta Kryeziu WPS (Prishtinë)
  2. Agron Shele IWA; WPS (Belgjikë)
  3. Raimonda Moisiu IWA (USA)
  4. Peter Tase (USA)
  5. Silvana Berki (Finlandë)
  6. Ariadna Sayer WORLS Poetry (USA )
  7. Dr. Ashok Chakravarthy (Indi)
  8. Gunsel Djemal, Agonia.net (Angli)
  9. Ana Kove(Tiranë - Abania)
  10. Nelton Bereti (Tiranë - Abania)
  11. Enertin Dheskali (Fier - Albania)
  12. Muhammad Shanazar (Pakistan)
  13. Sinan Vaka (Itali)
  14. Dr. Eftichia Kapardeli (Greqi)
  15. Klarita Selmani (Kretë - Greqi)
  16. Shefqete Goslaci (Prishtinë - Kosovë)
  17. Lumo Kolleshi (Përmet - Albania)
  18. Rami Kamaberi (Maqedoni)
  19. Anton Gojçaj (Mali zi)
  20. Bilall Maliqi (Preshevë)
  21. Nehat Hoxha (Prishtinë - Kosovë)
  22. But Jaku (Prishtinë - Kosovë)






Galaktika Poetike ”ATUNIS”, del me moton e formimit koncept të një ARTI bashkëkohor, universal dhe të pakufizuar.


Galaktika Poetike "ATUNIS" është lidhje shkrimtarësh, poetësh e piktorësh, e cila afron risi krijuese me kombësi të ndryshme, por me bazë shpirtërore të gjerë arti, për të ndihmuar përcjelljen e artit në të gjitha format etike-kulturore-shoqërore. Respekti i diversitetit dhe kulturave të ndryshme formon një frymë të lirë letrare komunikimi midis autorëve dhe me identitet të plotë letrar global. Ky është qëllimi i "ATUNIS", një fllad muzash që qarkullon në brendësinë e një galaktike letrare globale, ku "ATUNIS" ka për lajmotiv artin në shërbim të zhvillimit, emancipimit, drejtësisë hyjnore dhe respektit njerëzor. Atunisët i bashkon forca shpirtërore e përbashkët letrare, i përshkron ndjenja e thellë për estetikën, i motivon karakteri krijues esencial dhe ringritja e vlerave kulturore shqiptare në shkallën më të civilizuar ndërkombëtare.



                                                            ATUNIS






Vendosja e emrit në Lashtësi kishte një rëndësi të madhe sepse shprehte tiparin kryesor dallues të njeriut. Sipas Xhuzepe Katapanos “Emri në parim, ishte si një formulë strukturore, pasi shprehte jo vetëm natyrën e brëndshme, por edhe rolin e qënies të cilës i ngjitej“


  • Termi Atunis përbëhet nga Atu + Nis dhe do të thotë “Aty nis”, “Kalërimi nis”. Kalërimin edhe sot e gjejmë në trevat toske në termin (ata) madje edhe në dialektin arvanit si ”do vemi ata” që do të thotë “Do shëtisim kaluar”. Në Toskërisht gjendet dhe përdorimi i termit “Atalidhës” që e gjejmë të dokumentuar dhe në “Alipashiadën” e Haxhi Shehretit, etj. Në trevat gege përdorimi i termit (at, ati, atin) vazhdon të egzistojë dhe i referohet kalit, si “Shalo atin”, “ I grah atit” etj. Pra Atunis(Atu nis) do të thotë “Është i pari që hypi (kalëroi) në një kalë”, “Aty nisi(zanafilla)”. Emri “Atunis” është gjetur në vazot etruske që i përkasin shekullit të VII, VI dhe V p.e.r.
  • Në mitologji Atunis apo Kalorësi i Parë, Aloean, njeriun që ushqente kuajt, e gjejmë si bir të Poseidonit(Potis Dhënësi* (Ai që dha ujin për të potisur)). Në një tjetër vazo etruske, Atunis pasqyrohet në gji të Turanit (Dardanes/Afërditës)
  • Përdorimi i termit (At) gjendet dhe tek termi (Atdhe dhe at(baba)).
  • 1- f15, Xhuzepe Katapano „Thoti fliste shqip“ Botimet enciklopedike 2007
  • 2- f239 Niko Stillo „Etruskishte Toskërishte“ 2010
  • *- F159 Aristill Kola “ Gjuha e Zotave”


Geen opmerkingen:

Een reactie posten