dinsdag 15 mei 2012

Esse dhe Kumte




 Një shpalosje universale vlerash (Koris e Hapur)
Mendimi universal në letërsi dhe unifikimi vlerave reale kanë mundësur sot koncepte dhe ide nga më madhoret,kanë krijuar tendenca përafrimi në shumë kultura,kanë paracaktuar modalitete bashkohore dhe kanë krijuar mundësi të jashtëzakonshme bashkëpunimi dhe komunikimi.
Nën këtë nismë dhe me motivim të qartë u realizua projekti “Korsi e hapur“ Antologji poetike e Krijuesve Pegasi dhe autorëve të tjerë nga vendi dhe bota (rreth 170 autorë vendas dhe 84 autorë të huaj nga 22 vende të ndryshme të botës),të cilët me prurjet e tyre letrare në 11 gjuhë të huaja,arritën të flisnin për herë të parë në gjuhën shqipe dhe të plotësonin një mozaik letrar nga më të larmishmit.
Botimi i kësaj antologjie nuk është i rastësishëm,por erdhi si rrjedhojë e  përvojës  10-vjeçare,e shtrirjes së  Lidhjes brenda dhe jashtë vendit,e komunikimit  me simotrat e tjera letrare të cilat shtrihen në të gjitha kontinentet,e shpalosjes universale të vlerave i cili është bërë evident dhe mjaft sinjikativ.
Është e çuditshme por dhe mjaft premtues lloji i ri i komunikimit midis autorëve të ndryshëm nëpërmjet internetit,të cilët punojnë në mënyrë të pavarur përbrenda rrymave të ndryshme letrare,shkëmbejnë eksperiencë dhe hulmutojnë prurjet dhe gjetjet e reja ,debatojnë për anën kompozicionale dhe atë fabulore,konturojnë idetë dhe profeksionojnë stilet.
Le të bëjmë një anlitikë të shkurtër të antologjisë poetike dhe të konkludojmë për dinamizmin e krijuar duke u endur nga një autor tek tjetri,nga një kulturë tek tjetra,nga një ndjenjësi në një ndjenjësi tjetër.
Pse e shtroj këtë paratezë të nderuar kolegë?
Për shumë arsye të cilat të shtyjnë drejt konturimit të një letërsie ndryshe
-Letërsi që është domosdoshmërisht e aplikueshme në vende që kanë pasur  probleme çensurimi Shqipëri,Kosovë.
-Letërsi që duhet të ridimesionojë vetveten dhe të krijojë komunikim më të gjerë në hapësirë dhe kohë.(Komunikim që realizohet për herë të parë në letërsinë shqiptare pasi përfshihen rreth 84 autorë të ndryshëm të huaj)
-Letërsi që duhet të përafrojë kultura dhe kombe (Përfshi 22 vende të ndryshme të botës që përfaqësohen denjësisht)
-Letërsi komunikuese,dhe mundësuese për shkëmbime të ndërsjellta vlerash.
Le të ndalemi në një moment tjetër, i cili shërben për të konfiguruar elementë kyç të një projekti të tillë,projekt që konsiston në paraqitje të përbashkëta  dhe në eventualitete të ndryshme.
Ç´duhet të kuptojmë me elmentë që ndikojnë dukshëm në perfomancën e një vepre kaq të gjerë dhe në paraqitjen e saj grafike:
Është më se e kuptueshme që elementët bazë që treguesit e nivelit artistik të jenë sa më cilësorë duhet:
-Niveli i përkthimit të jetë përbrenda standarteve (Rast konkret   Shqipërim+ruajtje kompozicioni +ruajtje mesazhi) perfomancë që u mbështet fort nga Kongresi Lidhjes së Shkrimtarëv e të Botës ,Salaminë ,Greqi 2008 në lidhje me vështirësitë në fushën e përkthimeve.
-Harmonizimi i prurjeve dhe gjetjeve letrare të autorëve vendas me ata të huaj.
-Rikonceptimi i artit me autoritetin krijues.
 Jo pa qëllim përbrenda veprës letrare ndeshesh me emra të tillë si Teresinka Perriera Kryetare e lidhjes Shkrimtarëve të Botës IWA (USA)Domeniko Defeliçe dhe Flavia Lepre (Itali),Adolf Shvjedçikov (Rusi),Kristina Santos Akeza (Brazil),Dr Ashok (Indi),Hju Çi Çeng (Kinë),Benard Xhekson (Angli),Armando Roje Leon (Marok),Goro Ihara (Japoni),Çan Sirisuit (Tajlandë),për të ardhur tek poetët Grekë Dimtris Kraniotis Kryetar i Lidhjes Poetëve të Globit WPS,Dinos Kubatis,Panajota Zaloni ,kandidatja për çmim nobël Nadia Çela Pop,Corina Papui,Dorin Popa (Rumani),autoret Tozan alkan,Attila Elustun (Turqi) Gunsel Diemal,Nese Yasin (Qipro;Turqi) autorët kosovarë Kadrush Radogoshi ,Rushit  Ramabaja, Muharrem Gashi, autorët  Petro Dudi, Iliaz Bobaj, Dashamir Malo, Trifon Dafa, Izet Çulli, Enrieta Sina, Lumo Kolleshi, Sinan Vaka, Dhimitër Miti, Anila Mihali,etj.
Kjo konglomeratë autorësh të cilët nuk njohin as shtet dhe as komb por përfaqësojnë universalitetin e vlerave njerëzore përbën rast të papërsëritshëm për kulturën tonë letrare,dhe këtë gjë e vërtetoi më së miri shkëmbimi i informacionit nëpërmjet postës elektronike nga ku shumë kolegë të nderuar të huaj të cilët në këtë antologji poetike flasin shqip,kanë dërguar qindra mesazhe urimi dhe falenderojnë për të tjera inisiativa të tilla,të cilat dhe përoja e tyre e gjerë nuk i kish përcjellur më parë.
Duke cituar një ekstrakt të shkurtër nga kjo antologji ku theksoj se:
Poezia është vetë magjia
Poezia është flirt i shpirtit
Poezia është muzë mbi muza,
Besoj se kam shprehur percepetimin e vërtetë të poetit global.
Së fundi mendoj se “Korsi e hapur“ është pikënisje e atributeve dhe prurjeve të qindra poetëve të cilët përbrenda mendimit të tyre kanw nisur dukshëm dhe bindshëm shkëmbimin universal të mendimit letrar shqiptar.





Rreth mrekullise se poezise Eseniane

        Të referosh rreth mrekullisë poetike të Sergei Eseninit,është njëlloj sikur të hapësh faqet e një libri të pambarimtë,ku kuptimi i analizës së vërtetë të botës tij,as fillon dhe as mbaron kurrë.Le t´a quaj guxim këtë mendim të vogël që dua të shpreh,për konceptin dhe frymën që ky autor i madh futi në poezinë e re dhe moderrne,për ndërthurjen që i bëri poezisë ruse me atë të motiveve orientale,ku padyshim natyra dhe vrulli rinor do të sillnin perlat më të bukura,që do të lexoheshin me një frymë në mbarë botën I paragjykuar për mënyrën e jetesës,për mbrëmjet e kaluara nëpër pijetore,për çapkënllëqet dhe natyrën prej sharlatani,do të endej rrugëve të botës,por me misionin e madh,atë të shpirtit dhe ndërgjegjies së lirë,mission që e ringriti dhe e ktheu në model të forcës shprehëse,të një bote ku mundësia për të arritur dhe për të ndryshuar qëndron vetëm tek vullneti dhe besimi që duhet të karakterizojë ç´do individ.Në këtë kontekst,bota e gjerë si vetë stepat ruse,do të përfshijë mendimin më substraktiv,nga modeli i pemës jetë,mështenkës bardhë, gjer tek muza e mbrëmjeve të veriut e cila ,shpreh dashurinë  dhe mallin pa kufi për nënën dhe me penën magji,i këndon dashurisë njerëzore,qan për atdheun në mërgim dhe krenohet për madhështinë e vendit të tij.
Kur lexon pozinë eseniane të duket sikur këndon,pasi embëlsia e fjalëve
muzikaliteti i tyre,përzgjedhja dhe forca artistike,të çojnë në një tjetër botë,përtej reales.Gjithçka e shprehur prej tij,në minaturë të jep përshtypjen sikur ka qënë pjesë e mendimt dhe botëkuptimit të tij,por thellë thellë,nëpërmjet rivijëzimit të ideve,nënkuptohet lehtë,se autori i madh,ka kërkuar të shfaqë hapur anën esenciale,dhe për këtë motiv ai u shkri një me huliganët,me pijanecët,me njerëzit e të gjitha kategorive,nga ku do të  perifrazonte mentalitetin dhe ndërgjegjien e kohës në të cilën jetonte.
                     “Ç´të pyesin e kush në këtë botë,
                       nuk ndihet shtegëtar,që ikën e vjen“
Që në fillim të faqes poetike të tij do të ndeshemi me konceptin për jetën,me mundësinë që i jepet njeriut për të jetuar,me plagën dhe dhimbjen për atë ç´shkon dhe për atë ç´farë ka humbur.Filozofia e këtyre vargjeve,të shkruara në emigrim,shpreh në një farë mase pesimizmin,lodhjen dhe braktisjen që e ndjen ç´do çast,për të vazhduar më pas,në po këtë poezi me nostalgjinë e kohëve të shkuara,plot dritë e jetë ,atje në viset e tij,pranë njerëzve të thjeshtë dhe të dashur,në atë botë që e bënte vërtet të ndihej krenar.Mendja depërton tek era e dëborës,tek lugina plot lule,tek shkrepëtima e yjeve të veriut,tek kënga e laureshës,tek hingëllima e kalit,e cila e ndjek që nga fëmijëria dhe e mban të lidhur fort me vendlindjen.
Letër nënës,eshtë tjetër simbiozë drithëruse,tjetër mall dhe dashuri,për atë që lind jetën.
                                         “Gjallë je,nëoke?Edhe unë
                                           Gjallë jam.Shëndet më paç,shëndet!
                                           Dritë e bëftë krejt kjo mbrëmje e lume
                                            Izbën tënde që me mall më pret“
Shqetësim i përhershëm,mall i patreguar,ndjenja të papërsëritshme, pë-rvijim i  ç´do mendimi,respekt dhe përulje para figurës së saj.Shalli i vjetër dhe ecja e vetmuar në rrugë me të vetmin merak që kanë nënat në botë nuk është shkruar me bojë,por me lot,pasi aty përmblidhet foshnjëria e veprimit të fëmijës,ndjenja e fajit për çapkënllëqet dhe për gjëra të tjera të pakëndshme që mund të kenë shkuar në veshin e saj,por ajo ç´ka është më e rëndësishme,është se këtu kemi një monolog të tillë,që përjetëson këtë ndjenjë egzistenciale dhe e ngre  në kult.Jo pa qëllim ç´do ambient vishet me dritë dhe jetë,duke filluar nga figura qëndrore e nënës,shtëpia,kopshti i bardhë dhe gjithçka që rrethon,nisi jetë aty,dhe po këtu kërkon dhe prehjen e fundit.
Atdheu,merr tjetër kuptim në mentalitetin dhe ndërgjegjien e tij,ai është pa fund dhe pa anë,krijon hapësira për të gjithë,dhe të gjithë duhet të punojnë për lulëzimin dhe begatimin e tij.Ai e do atdheun njësoj,edhe kur ndihet i braktisur prej tij,edhe kur kaloi ditët më të bukura,edhe kur ka humbur mes kohëve më të vështira,edhe kur falte gëzim dhe shkëlqim.Shprehje të tilla”A jam në atdhe a tjetër kund;por sot s´u dashka arti im as unë”,marrin përgjigje në një kuptim figurativ ”Paçka se kënga ime nuk duhet sot/Unë këndova atëherë kur t´i ishe sëmurë”
Shpirti dhe misioni i një poeti,nuk mund të bëjë llogari të tilla,të cilat do gjykojnë mbi raportin individ-shtet,por me përgjegjësinë qytetare dhe me moralin oponent në lidhje me veset dhe të këqijat e shoqërisë,në kohezion të plotë,dhe i vetëm po të jetë nevoja,lufton që mirësia dhe  drejtësia hyjnore të triumfojnë.
Poezia e Eseninit do të shfaqet në të tjera përmasa,dhe do të marrë fizionominë e saj të plotë,kur në thelb dhe në përmbajtje,ajo do të trajtojë motivin e dashurisë.Si ç´do poet,veshur me patetizmin shpirtëror,këtë zjarrmi të pafund që shkon gjer në harbim,do të rrezatojë tablon e gjallë të ndjenjës më të hollë,dedikuar delirit të bukurisë dhe delikatesës femërore.
                                       “Shagane,shpirti im,Shagane!”
Në këtë poezi me motive persiane,fjalët janë radhitur si notat muzikore,leximi i tyre ngjason me nje simfoni”Bethoviane”,ku sinkroni i përgjithshëm nuk tingëllon në vesh,por drithëron zemrën,trondit tërë qënien,përçon emocione të papërsëritshme,duke mistizuar ndjenjat njerëzore.Fuqia dhe bota shprehëse e autorit paraqet tablon e ngjyrave të jetës,lidh natyrën e bukur plot lule me ëmbëlsinë e dashurisë së vërtetë,detajon bukurinë e trupit dhe të shpirtit.
                                     “Puthëm e dashur puthëm
                                     Gjer në dhimbje gjer në varr”
Këtu ndjenjat e autorit sigmatizojnë botën e një dashurie të zjarrtë,të një dashurie që shkon përtej lumturisë,e një dashurie që kapërcen ç´do limit,e një dashurie që nuk shkruhet me fjalë,por në trajtë llave djeg dhe përvëlon ç´do shpirt.
Të gjendur përballë një stili të tillë,një mënyre të veçantë,një lirike sa dinamike aq dhe të pasur,një rrjedhshmërie që të bën padyshim pjesë të saj,kupton përsojen dhe madhështinë e poezisë,këtij substrakti shpirtëror,që shumë njerëz mendojnë se mjafton të rimosh dhe ç´do gjë funksionon,dhe harrojnë atë ç´ka është më e rëndësishme ,shkrirjen e shpirtit dhe pasionit një me botën profetike që kërkon të shpalosësh.Gjenialiteti i këtij poeti,arrin të përthyejë konceptet e kohës,ta bëjë poezinë më kumbuse,më jetësore,duke e kthyer në një mesazh përjetus tek të gjithë njerëzit,anë e mbanë globit.Autori shpreh qartë dobësisë njerëzore,ai edhe për një zë zogu që nuk e dëgjon më shqetësohet,shkruan me zemër në dorë,me gjakun e ndjenjave të tij nënëshkruan jetën njerëzore,harrohet pas natyrës së llojit të tij dhe humbet në pyllin pa fund të botës së madhe.
Sergei Esenini pa dyshim që do të mbetet në plejadën e atyre autorëve,që fjalën e kthyen në art,dhe artin e ngritën në piedestal,për t´u treguar gjithë njerëzve,se universi poetik rrezaton shkrepëtimat më mbresëlënëse.

Sejfulla Maleshova  (Lame Kodr



Vështrim rreth Vëllimit poetik  “Vjersha” të autorit Lame Kodra (Pseudonimi i Sejfulla Malëshovës”
Për mbarë lexuesin shqiptar dhe në mënyrë të veçantë për dashamirësit e shumtë,të poezisë së Lame Kodrës (pseudonimi i Sejfulla Malëshovës),sot qarkullon me sukses vëllimi poetik “Vjersha”,Faksimile e botimit të dytë me të njëjtin emër (1946) ,falë interesimit të drejtëpërdrejtë të botuesit Mehmet Gëzhilli dhe ndihmës së çmuar të bashkëpunëtorëve Medi Koxhai dhe Melsed Doracaj.
Ky vëllim poetik i shoqëruar dhe me dy vëllime të tjera (përkthime +publicistikë) nga shtëpia botuese Argeta LMG,përbën evenimentin më të madh letrar për botën e sotme të letrave shqip,si dhe hedh dritë për njohjen e këtij personaliteti dhe poligloti,i cili u end mes dy jetëve:
·        Njëra pjesë e jetës  është e mbushur,me shkëlqim dhe dritë,ku mirënjohja dhe vlerësimi i personalitetve të tillë si Faik Konica dhe Theofan Stilian Noli ,do të rimedisiononin konceptin modern për një Shqipëri të nesërme,një Shqipëri Evropiane dhe një Shqipëri të ndrituar dhe bekuar nga e drejta,prosperiteti demokratik dhe pro perëndimor.
·        Ana tjetër e medaljes do tregonte heshtjen dhe reminishencat e totalitarizimit të diktaturës komuniste,ku figura e këtij personaliteti do të denigrohej me qëllim të caktuar politik,përkthimet e tij do botoheshin pa emër (megjithëse lexuesi mbarë shqiptar e kuptonte dhe e njihte shumë mirë penën dhe stilin e tij brilant),do të jetonte dhe punonte në kushte nga më të tmerrshmet,për të vdekur më pas në mjerim të plotë.(i përcjellur për në banesën e fundit nga e motra Zenepe Çafka dhe dy varrmihës)
Botimi tre vëllimeve rreth jetës dhe veprës së tij konfirmon plotësisht gjenialitetin dhe popullaritetin e dadiskutueshëm të figurës së tij madhore,gjithashtu  riformaton vizionin dhe vitalitetin në koshiencë të plotë.
Refleksioni dhe përshtypja e ç´do lexuesi të çon tek  vëllimi i  parë poetik “Vjersha”
Të perifrazosh e të komentosh vjershat e Lame Kodrës,është njëlloj si të duash të belbëzosh e të thuash keq ato që janë thënë me akcent bilbili (citon Dr Ymer Dëshnica)
Jo pa qëllim shprehet dr Dëshnica në këtë mënyrë,pasi vjershat e Lame Kodrës dëgjohen,ndjehen,këndohen,këto xhevahire të rralla reflektojnë shkëlqim dhe tejçueshmëri,dhe shprehin qartë dinamizmin e ideuesit dhe projektuesit të këtij stili sa kuptimplotë aq dhe domethënës.
Koha dhe rrethanat e kthyen këtë figurë në poet rrebel,herë-herë ngrihet mbi heshtjen dhe tallazet që pëfshijnë atdheun dhe fshikullon retë e zeza që duan të pushtojnë kristalin e shpirtit të një kombi të tërë,herë-herë ulet këmbëkryq për të ndarë esnafërinë dhe mençurinë e shqiptarit.Sigurisht që në mbarë  poezinë e tij pasqyrohet mendimi dhe pikëpamja që kishte për  zhvillimin dhe emancipimin e shoqërisë shqiptare,mendim që konsistonte në luftën pa kompromis ndaj pragmatizmit dhe ndërgjegjieve të sëmura,të cilët duke shfrytëzuar mentalitetin e bajraktarizmit,që jo rrallë shoqëronte shoqërinë tonë,po gangrenizonin dhe rrënonin ç´do ditë tokën e shenjtë,tokën arbërore.Duke u mbështetur mbi këtë realitet,poeti,përkthyesi dhe publicisti Lame Kodra ngrihet mbi sakrificën dhe sublimon pa reshtur.Shqetësimi i poetit shkel nëpër netët e errëta që mbartin trupin e sakatuar të atdheut të dashur,prandaj me shpresën dhe besimin e patundur kërkon realizimin e ëndrrës së ligjshme të një shqipërie etnike,të lirë dhe demokratike. Këndvështrimi orgjinal dhe njohja e mirë e botës së trazuar të shqiptarit i jep të gjitha atributet për të modeluar dhe projektuar modelimin e tij të ri poetik,një modelim i thjeshtë dhe i asimilueshëm prej të gjithëve,një modelim që do ndikonte dukshëm në transformim të plotë të ndërgjegjies kombëtare.Botkuptimi i gjerë,krijimi hapësirave dhe prespektivave të reja,patjetër do të mund të jepnin efektin e duhur pozitiv,efekt që percepetohet dhe përjetohet thellë nga mbarë lexuesit edhe sot.Jeta dhe vepra e tij poetike janë si një det i thellë dhe i pa anë ,ajo s´mund të matet,por vetëm të vlerësohet dhe respektohet.Vjershat e poetit i përshkruan ideja thelbësore bashkim,vëllazërim dhe drejtëisi për tëgjithë,ndershmëri,besnikëri dhe përkushtim ndaj atdheut,punë gëzim dhe dashuri njerëzore.Fjalët e tij janë profetike,godasin hermetizmin e kryneçësisë së kohës dhe ngjallin shpresë.Larmia strofike dhe ajo monokolonë,lloji rimave,ndërtimi vargjeve, kadenca,ritmi dhe muzikaliteti e bëjnë poezine e Lame Kodrës sa interesante aq dhe të veçantë.Rezonanca e gjerë që përshkruan vjershat e ngre autorin në nivelin më të lartë,e cilëson për nga stili dhe largpamësia.Poeti diku shfaqet i dhembshuruar,diku tjetër i rrebeluar,me këtë lloj tedence ai sigmatizon dhe mrekullon,shpreh revoltë dhe triumfon.Si poezi sugjestionuese,kjo lloj poezie do të mësohej dhe këndohej  fshehurazi,duke vrarë heshtjen mizore dhe torturuese të imponuar nga diktati dhe duke çjerrur pareshtur fytyrën e vërtetë të totalitarizimit në art,kulturë dhe në ç´do fushë tjetër të jetës.Kjo poezi sa herë që lexohet aq më shumë lartësohet,kapërcen kufijtë e kohorë dhe kumbon madhështinë e poetit Lame Kodra.
Lame Kodra meditoi me mendje gjeniale,shkroi me dorë poeti dhe jetoi për të shkuarën dhe të sotmen tonë.
Jo më kot poeti:            
                          Qëndroi mes shkrepit të heshtur
                          Dhe heshtjen goditi mes të përjetshmes së tretur
                          Kudo shikonte perëndimin e plakur
                          Dhe kudo i shfaqej agimi ringjallur.








Rreth paralelizmit të normës së gjuhës së Naimit dhe gjuhës standarte : 


Kongresi Manastirit

Të referosh rreth Kongresit të Manastirit,këtij momenti historik kaq të rëndësishëm për fatet dhe gjuhën e kombit tonë nuk është thjesht një diskutim rreth përcaktimit të alfabetit të gjuhës shqipe,ose përzgjedhjes së tij,por në paratezë të plotë duhet theksuar kohezioni i krijuar midis Lidhjes së Prizerenit dhe paraprirja për shpalljen e Pavarësisë.Lidhja e Prizerenit do të formatonte figurën e Rilindasit tonë kombëtar Abdyl Frashëri,ndërsa paraprirja për Shpalljen e Pavarësisë do të sillte në skenën diplomatike dhe eurudite një tjetër pinjoll të Frashëllinjëve , atë të Kryetarit të këtij Kongresi ,Mid´hat Abdyl Frashërin,figurë që Bashkia e Qytetit Permet ,pati nderin e madh që ta nderonte me titullin e saj më të lartë.
Në këtë kontekst dhe nën këtë frymë figura e Mid´hatit,do të përfaqësohej me normën dhe standartin e gjuhës së poetit kombëtar Naimit dhe me drejtëshkrim të mbështetur plotësisht tek Alfabeti Stambollit (Alfabet që ishte iniciuar dhe mbështeur nga Sami Frashëri) ,gjuhë e cila do të zyrtarizohej dhe do të kthehej në normë letrare edhe nga Kongresi i Manastirit (një tingull një shkronjë).Gjuha shqipe,si një gjuhë indoevropiaene,e mbështetur në një traditë shkrimi shumë më të hershme,pavarësisht nga tre dokumentat e njohura si :Formula e Pagëzimit e Pal Ëngjëllit;Fjalorthi i Arnold fon Harfit apo Perikopeja e Ungjillit,për të ardhur tek Meshari Gjon Buzukut apo veprën e arbë****** Lekë Matrënga do të përbënin bazën e rendit drejtëshkrimor ,drejtëshkrim që do mbështetej fort në përzgjdhjen e shkronjave latine,përzgjedhje që përkonte me rreshtimin e Shqipërisë në familjet e civilizuara evropiane dhe në plotësimin e ëndrrës së madhe të rilindasve tanë kombëtarë.
Anançimi i tre alfabeteve ai i Stambollit,Agimi dhe Bashkimi do të bëhej pjesë e debatit të Kongresit të Manastirit dhe përfundimisht me disa ndryshime të vogla,falë dhe auteritetit të Gjeniut të Kombit,Mid´hat Frashëri,do të përcaktohej alfabeti i Samiut ose Frashëllinjve siç cilësohej me të drejtë nga toskëria,dhe më pas jo vetëm që do të unifikonte gjuhën amtare shqiptare,por do të përbënte dhe bazën dhe standartizimin e plotë të gjithë normës gjuhësore që përdoret dhe sot.
Nën këtë këndvështrim dhe përbrenda suazës së lëvuzjes kombëtare për pavarësinë e plotë të vendit,jo vetëm që do fillonte fushata e shndërrimit të klubeve në shkolla,ku vlen të përmendet dhe hapja e shkollës shqipe në Përmet dhe Frashër,me mësues të ardhur nga Janina,por përherë të parë në këto shkolla u aplikua alfabeti i miratuar nga Kongresi i Manastirit.
Duke qënë se shtrati i ngritur për standartizimin e gjuhës shqipe në këtë kongres përkonte me aspiratat dhe largpamësinë e Rilindasve tanë kombëtarë,në mënyrë krejt të natyrshme do të paralelizohej gjuha e Naimit me alfabetin e Samiut (Alfabeti Stambollit),dhe si i tillë do paracaktohej dhe norma letrare që me plot të drejtë do deklaronte dhe Shkrimtari madh Ismail Kadare prara disa ditësh në një takim me intelektualët e Jugut në Gjirokastër ,që gjuha letrare shqiptare është gjuha e Naimit,Gjuha e Përmetit.
Duke qënë se qyteti i vogël i Përmetit,por i njerëzve me mendje të ndritur,ka sot privilegjin që të përfaqësojë kulturën tonë të pamohueshme kombëtare,kulturë që nisi zanafillën këtu, mbështetet këtu dhe vazhdon të përsoset prej këtu,dhe qe meriton të vlerësohet dhe të çmohet si një nga gjërat më të shtrenjta që kemi.









Malëshova dhe Malëshovitët  ( kushtuar vendlindjes time)             


   Krahina e Malëshovës është një krahinë që ka patur një të shkuar dhe të sotme sa orgjinale për tipologjine e shqiptarizmit , po kaq dhe të lavdishme për rrjedhën e viteve që ka përshkuar, e cila sigurisht është favorizuar nga pozita gjeografike, kushtet historike, kushtëzimet ekonomike dhe banorët që e kanë populluar në shekuj. Krahina e Malëshovës shtrihet në pjesën e poshtme të Zagorisë (Gjirokastër) , rrethohet nga Mali Dhëmbel dhe Lunxhëri dhe përshkohet nga rrjedhat e Lumit të vogël Zagori. Duke u nisur nga tradita, doket, zakonet, kultura lokale, kodet e gjuhësisë së përdorur (togançe), përfshin fshatrat Malëshovë, Limar, Leskaj, Kala, Peshtan, Mbrezhan,Grabovë dhe Hargovë. Gjurmët dhe e vërteta e madhe rreth kësaj krahine, si dhe e gjithë kombit tonë humbet nëpër gjurmët e shekujve, te cilat u shkelën dhe nëpërkëmbën nga pushtimet romake, dyndjet sllave dhe më vonë pushtimet otomane. Për të hedhur dritë rredh të shkuarës patjetër që hulmutimet mbështeten tek arkeologjia dhe toponimet. Çuditërisht kjo krahinë kaq e bukur, me një terren sa të thyer, po kaq piktoresk dhe mahnitës, me burime ujore të ftohta dhe të mjaftueshme, i ka gjurmët e ekzistencës së saj të dukshme dhe të lexueshme qartë.


Rrenjët e kësaj krahine fillojnë me historinë e Limarit (konkretisht fshatin Kala), i cili e fillon deshifrimin e vet me Menhirin Ilir , rrënjë pellazgjike, (monument kulture, i cili fatkeqësisht rrezikon të bjerë nga erozioni kohës ), menhir që i është kushtuar perëndisë së diellit dhe banorët e hershëm paganë kryenin ritet e tyre. Kushtet e mëvonshme historike do e përballnin Ilirinë, konkretisht edhe këtë krahinë, përbrendëa “Fisit të Mollosëve”, me pushtimet romake. Kjo krahinë si pjesë e patjetërsueshme dhe e lidhur ngushtë me qytetërimin e lashtë të Antigonesë ( ndërtuar prej Pirros së madh të Epirit) dhe Këlcyrës (Klisanisë ), e cila ishte pronë e Muzakajve, zot të Beratit. Sigurisht që malëshovitët kanë qënë pjesë e pandashme e gjithe zhvillimit dhe qytetërimit të Këlcyrës, ka ndërmarrë veprime të përbashkëta luftarake dhe kryengritje me ta, kundër sundimit romak, aq sa në vitin 1331-1332 kronisti bizantin Jan Kontakuzeni njofton se fshatarët e Jugut,u hodhën në kryengritje të fuqishme kundër mujshisë së guvernatorit Niqifor Hanza dhe pushtuan kështjellën e Klisanisë, që e shkatërruan. Kryengritja u shtyp nga perandori Androniku III Paleologu.


Le të ndalemi pak në periudhën më të hershme, atë të Pirros së madh të Epirit,ku bashkë me shkëlqimin e Antigonesë, shkëlqeu dhe qytetërimi Klisanisë, qytetërim i cili reflektoi edhe në zhvillimin e krahinës së Malëshovës, konkretisht me ndërtimin e kalasë Ilire (Kala, Limar), me garnizon të reduktuar ushtarësh, të tipit vrojtues (por sipas legjendës u ngrit edhe për nder të bashkëshortes së tij, që ishte nga fisi mollosëve), dhe që do sherbente si rrugë e fshehtë dhe e shpejtë për të kaluar trupat në Janinë. Gjurmë të kësaj rruge gjenden edhe sot në “Sheshkalor” (titullim që nënkupton vendërrimin e kuajve), ku kalldrëmi i gurtë tregon qartë drejtimin edhe sot. Popullimin ilir në këtë krahinë e ndesh edhe tek varrezat ilire në Lagësirë (Kala),ku janë gjetur armë, figura kalorsiake tipike ilire etj.


Eshtë interesante por dhe një provë e rëndësishme toponimistika e kesaj krahine, e cila ruhet edhe sot, por vërteton edhe njëherë katolicizmin e zonës, i njëjtë me atë evropian si :Gjon Zi (Gjoni i Ziajve), Lugu Gjanë (Lugu i Gjanajve), Triviza(Tre-Viza), Gjok Maç, Dede Gjon, Nik Lila, Sheshlalor etj, por paralelisht mbart dhe gjurmët e dyndjes sllave me emërtime si ;Sogorë, Symiza,Poxë etj. Vitet mesjetare si mbarë territorin e arbërve do e zinte pushtimi osman, pushtim i cili shkatërroi dhe dinastinë e Muzakajve dhe kjo treve, si dhe Këlcyra do të përjetonin haraçet, timarert etj. Lulëzimi dhe rimëkëmbja e krahinës do fillonte me lulëzimin e Pashallëkut të Janinës, edhe pse në fillim Ali Pashë Tepelena ndërmori inkursione ushtarake për ta nënështruar si krahinë.


Shpallja e saj si krahinë autonome do e rimëkëmbëte këtë krëhinë më tepër dhe do e zhvillonte më shumë ekonomikisht. Shumë shërbime zejtare kryheshin brenda për brenda krahinës. Një ndikim të madh luajti figura e Dervish Hasanit, i cili shihet ne shume plane. Si njeri i pushtetshëm për shërbimet që i kishte bërë Pashallëkut të Janinës, dhe si përfaqësues pranë këshillit të Ali Pashë Tepelenës, ai do të mundësonte ndërtimin e rrugës së kalldrëmtë Peshtan-Zagori, rrugë që kalonte nëpër gjurmët e rrugës së dikurshme të Pirros së madh dhe që prodhoi një vepër monumentale si “Ura e Kalasë”, arkitektuar nga Petro Korçari , sot Monument Kulture. Krahina pati ndikim fetar dhe konkretisht: gjysma e fshatit Limar dhe fshati Leskaj u kthyen ne fenë myslymane (Sekti bektashian). Ata që nuk pranuan të ndërronin fenë u larguan dhe krijuan fshatra me po të njëjtin emërtim, si Malëshova në Berat.dhe zvëndësimet u bënë prej fiseve me preajrdhje nga Hormova, Mashkullora, Picari, Zagoria etj . Shërbimet kryesore fetare bëheshin në fshatin Leskaj, i cili kishte një xhami dhe disa mekame si ai i Haxhibabait (restauruar në vitet 90 nga Presidenti firmës udhëtimeve “Juli Travel” me përfaqësues z. Safet Vaka), ku Shehajt shërbenin dhe Caushët ruanin kultet (familje Shehu dhe Caushi banonin në Haxhiaj, lagje e vogël e Leskajt). Megjithëse ky fshat (Leskaj) u myslymanizua, mendohet që të kenë dalur rreth 300 dervishë. Në këtë fshat sot gjenden 7 kisha, ndonëse gjysma e tyre eshtë rrënuar dhe hapja e tyre bëhej për të krishterët e zonës përreth, por ndiqej dhe nga banorët myslymanë, shenjë e qartë e një harmonie të shkëlqyer krahinore dhe fetare.


Rezistenca ndaj pushtuesit Osman do të vazhdonte më furishëm pas rënies së Pashallëkut të Janinës, ku shumë kapedanë si Kostë Peçi, Jaho Deshiku ,Meçe Demiri etj do të binin në fushën e nderit. Kjo krahinë dinte të priste dhe të përcillte çetat patriotike, si ajo e Çerçiz Topullit, sepse në të gjitha momentet historike ishte pjesë e pandarë e lëvizjes kombëtare për liri e pavarësi. Shpallja e Pavarësisë do i gjente djemtë e kësaj krahine në Vlorë, ku së bashku me kolonel Nexhip Zeren do përbënin edhe truprojën e flamurit kombëtar.


Fuqizimi bejlerëve te Kelcyrës përbëntë një rrezik potencial për këtë krahinë, pasi synimet e tyre për tu rrëmbyer pronat dhe për ti kthyer në bujq ishte permanent. Rezistenca e krahinës jo vetëm që e zmbrapsi nga tokat e saj, por i fitoi gjyqin në Stamboll dhe së fundi vrau dhe Xhelal Beun. Për të gjitha këto bëma, edhe pse krahinore dhe të ngushta në kohë dhe hapësirë janë përjetësuar në këngën trditacionale labe. Arsimi dhe shkollimi i fëmijëve kishte një domethënie thelbësore për familjet malëshovite, të cilët nëpërmjet emigrimit në Stamboll, Egjipt, Evropë dhe më pas në Amerikë, do krijonin dhe të ardhurat e duhura për edukimin dhe studimet e brezave që vinin.


Inteligjenca malëshovite dallohej shpejt dhe përfaqësues si Çul Kano pjesëtar i stafit të shoqërisë “Vatra”, apo pinjolli i Laskajve, i cili do të vihej në krye të Kishës Autoqefale Shqiptare, pas vdekjes së Nolit, do nderonin emrin e mirë të Malëshovës dhe malëshovitit. Vitet e Luftës Nacional Çlirimtare do përbënin një tjetër sprovë për krenarinë dhe etjen e kësaj krahine për liri. Kuvendi i madh krahinor i mbledhur nga Sejfulla Malëshova në Kavaçova, do shërbente si shkëndijë për ngritjen e djemve në luftë,e cila fali dhe dëshmorët e lirisë si Shaqo Tafani, Riza Toska, Josif Kano etj.

Instalimi komunizmit në Shqipëri do sillte zhgënjimin më të madh për këtë zonë, pasi përveç izolimit të plotë dhe varfërisë ekstreme do i bënte dhe identifikim klasor të lidhur ngushtë me emrin e të madhit Sejfulla Malëshova (Lame Kodra), mikut të Konicës dhe Nolit. Se sa lart qëndron madhështia e figurës së Sejfulla Malëshoves, poliglotit, poetit rrebel, përkthyesit, diplomatit dhe politikanit, këtë mund ta gjeni në çdo faqe Enciklopedie dhe nuk ka nevojë për koment.


Tradita kulturore dhe qytetare identifikohen edhe sot me plejadën e re të politikanëve si Ilir Rrusmali, Arta Dade, Mitro Çela, Vasil Gjika apo fushes së doktoraturave si Barjam Hysa, Thanas Dhimarko, Zenel Sina, Vasil Komino, Bardhyl Agaraj , Flamur Çato, Kastriot Korro, Roland Hysa etj, fushës masmedias si Mero Baze, Bejto Male, Themistokli Todhe etj, poetëve dhe shkrimtarëve duke e filluar me martirin Trifon Xhagjika, Lliko Nano, Trifon Dafa, Niko Tyto,Simo Tyto, Sinan Vaka, Dashamir Malo, Agron Shele etj. Në krahinën e Malëshovës nuk gjen familje pa një të arsimuar me arsim të lartë, nuk gjen fis pa një të doktoruar, nuk gjen istitucion pa përfaqësimin e tyre dhe kjo sigurisht nuk ka ardhur rastësisht, por nga evokimi i lartë i ndjenjës arsim dashës dhe kulturë dashës.
Përfundimisht kjo krahinë duket e qetë sot, me shtëpi të braktisura, por resuset e mëdha që ajo afron, bukuritë përrallore që kjo krahinë të dhuron, patjetër që do e kthejë këtë zonë në peligrinazh, vend turistik dhe jeta atje do të lëvrojë njëlloj sikurse dhe nisi me gjurmët e shekujve që i lindën këtë njerëz, i bënë krenarë për atë ç'ka kanë qënë dhe janë, për atë pak dritëz që hedhin në gjenezën e një kombi të tërë.







Universaliteti i lirizmit Lasgushian ne Letersine Shqipe                          

     
     Poezia e Lasgush Poradecit (Llazar Sotir Gusho) , është pa dyshim një nga poezitë më magjepëse, më impresionuese, më mbresëlënëse, më frymëzuese, e cila për nga stili, gjetjet artistike, forma poetike, muzikaliteti, ndërtimi harmonik i vargjeve, metrikës së ndjekur, dhe metaforave të përdorura me aq mjeshtëri dhe në mënyrë të pakrahasuheshëm me askënd tjetër, e identifikon këtë personalitet dhe korife të letërsisë tonë kombëtare, si lirikun më të madh dhe mbret të muzës shqipe. Arsimimi në shkollat tradicionale të kohës (Rumani , Greqi, Austri) ,kontakti me kulturat dhe frymën progresive, njohja me autoritet e letërsisë botërore, kryesisht lirikë, si ajo e Pushkinit, Lermontovit, Bllokut, Hajnes, Gëtes, Lanaut, Brehtit, Hygoit, Mysesë, Shellit, Bërnsit, Emineskut, etj, lanë gjurmë të thella në ndërgjegjien, formimin dhe autentitetin e tij krijues. Figurat kombëtare, si Asdreni ,Noli ,Cabej etj, shikonin tek Lasgushi personalitetin e ardhshëm, prandaj me shumë interes e vëmendje ata ndoqën e përkrahën artin dhe inteligjencën e tij, por për fat të keq kjo inteligjencë do përballej shumë shpejt me atavizmat që prodhoi regjimi totalitar ,i cili sundoi vendin për gati gjysëm shekulli. I endur përbrenda mistizmit të tij, gati në eremi të plotë, as i gjallë dhe as i vdekur, lënë qëllimisht në heshtje, ditëve dhe netëve të zbrazëtisë kohë, humbur udhëkryqe meditimesh, por ngritur në madhështinë krijuese, ai jetoi deri ne frymën e fundit si poet i dashurisë dhe lirisë .
Mi zall të pyllit vjeshtarak
Dremit liqeri pa kufi,
Ai ndaj fundesh u përflak
Posi me zjarr e me flori.


Vargje thellësisht të ndjerë, që të kthejnë e rikthejnë, për tu mrekulluar nga simbioza vjeshtë (mall) ,liqen (kthjelltësi) përflakje (perëndim) dhe zjarr (dashuri). Konvonime dhe artikulime të tilla janë strukturuar në mënyrë klasike, me vargje 8 –rrokësh dhe metrikë të puthitur ,por përbrenda kësaj hapësire standarte poeti gjen forcën spirituale dhe shpërthen.

   Se s'dashuronja-as un' as ti,
   Po dashuronte dashurija:
   
Vargje tipike Lasgushiane, vargje që depërtojnë me tjetër timbër dhe ëmbëlsi në ikoshiencën tonë ,vargje që çmendin të pashtershmen ndjenjë dhe nga thellësia e përtej shpirtit kulmojnë me të tilla gjetje profarme .Lirizmi, si mishërim i shpirtit fluid, si frymëzim që kapërcen kufijtë mistikë të liqenit vagëllim ,si refleksion i sintetizimit të valës fshehtësi, si abstraksionon i subkoshiencës kreative të vetë autorit, shpalos më së miri atë botë pasionante që tejçon në thirma dhe pasthirrma të një akuartiteti të tërë romantik. Gjithë aurora poetike, ka për lajmotiv dashurinë dhe përbrenda kësaj suaze, trajtohet ndjeshmëria poetike me të gjitha grafikat e saj, figurën, ritmin, rimën, sigurisht dhe ngjyrimin stilistik. Është thelbësore që për një analizë të mirfilltë të veprës lirike të Lasgushit, përqëndrimi estetik të bazohet në një sërë komponentesh si: (ana kompozicionale, harmonizimi i elementeve jetesorë + elementë natyrorë, përzgjedhje stilistikore dhe simbolika e përdorur)
  Dashuri! Heu! Mall i ri!
    Dashuri! këng' e durimit!
    Ti liri! Ti robëri!
    Ti valim i shkrepëtimit!
I gjithë percepetimi poetik referohet dhe mbetet aty “tek Dashuria”,tek ajo ndjenjë që rikthen të tjera emocione, tek ai mall që fshehet zhargonëve më të thellë të shpirtit, tek ajo thirrmë që djeg dhe shkrepëtin zemrat njerëzore, tek ajo pamundësi rezistuese që shpesh herë e bën njeriun të përvuajtur. Shumë poetë globalë e kanë hyjnizuar këtë ndjenjë sa të brishtë po kaq dhe të pafaj, shumë të tjerë i kanë kënduar me shpirt dhe me zjarr, të tjerë poetë kanë observuar me dithirambët e martirizuar përbrenda ndjenjës së tyre, ndërsa Lasgushi me teknikat e përdorura dhe orgjinalitetin e vet, sinkronizon romantizmin me klasiken , traditën me moderrnen, bukurinë vrastare me ëmbëlsinë e vargut.

    Po çdo ëndërr që më shfaqet prej skëterrës së pafund
    çdo mendim i llaftaruar që më dhemb e më përtund,
    Duke rënë prej së lartash posi pikë zemërate
    T'i përshkohet për-së-thelli bukuris' së qenies sate.
Një bosht i tërë lirik, që fjalë pas fjale, varg pas vargu, poezi pas poezie ngrihet përherë e më emocionalisht, përherë e më artistikisht, që të mahnit ,të habit, sigurisht që të bën të kuptosh bukurinë dhe fuqinë e mendimit lirik ,pse jo dhe filozofik, të së përditshmes jetë dhe vetë qënësisë së saj. Lançimi i elementëve të inkoshiencës, ëndërrat dhe pasioni, mendimet haluçionalë dhe shkallinat llaftari ,percepetuar dhe ngritur në magjinë art, të përshkruara për së thelli, tej zemrës, tej shpirtit, tej dhimbjes, tej bukurisë vrastare që rrëzëllon kurmin e feminilitetit femër, përbëjnë dhe esencialen lirikë të vetë poetit.
Po çdo ëndërr që më shfaqet -- prej skëterrës së pafund
    çdo mendim i llaftaruar -- që më dhemb e më përtund
Antiteza e përdorur nga autori, tregon jo vetëm finesë dhe stil, por edhe gjetje letrare, e cila shpreh më së miri forcën e vargut, bukurinë e tij, muzikalitetin dhe nivelin e lartë artistik. Në kontekstin e përgjithshëm, nisur nga metodat krahasuese të mbarë poezisë së tij, këto vargje në dukje flasin për shije letrare të njëjta, por po të depërtosh më me mprehtësi, sigurisht që do ndeshesh me këndvështrimin tjeter, sepse vargje të tilla kanë botë, ngjyra, hapësirë dhe kohë, kanë thjeshtësinë dhe lehtësinë e gjuhës së përdorur, por gjithashtu kanë dhe thellësinë e mendimit që sintetizon pa reshtur forcën shpirtërore me terminologjinë fjalë, botën emocionale me shtjellimin e idesë .
Përballë hapësirave letrare sot, e cila ndryshon dhe evolon çdo ditë, universaliteti i mendimit lasgushian në letërsinë shqipe bëhet përherë e më evident, përherë e më profarm dhe ashtu : si kthjelltësia e liqenit që e deshi aq shumë, si bukuria e vashës që ngrihej përmbi “Kumtër”, si ëndrrat e humbura netëve yje shumë, si loti i dhimbjes për tokën e përvuajtur, si shpirti trazuar nga prekja e lirisë, ai do rrëzëllojë pareshtur madhështinë e artit të krijuar . 



 



Refleksion rreth dritë hijes së Kloroformit shqiptar


Refleksion rreth dritë hijes së Kloroformit shqiptar.
Kloroform!

Pa dyshim që romani " Kloroform" i autores Klara Buda ka tërhequr vëmendjen e mbarë lexuesit shqiptar dhe të huaj,studiusve dhe esistëve të ndryshëm,të cilët përbrenda kësaj vepre letrare,kanë gjetur atë pjesë të errët të jetës njerëzore, që nën një shoqëri të diktuar,vërejnë metastazat e rrënimit dhe degradimit të personalitetit njeri,dhe për më tepër hedh dritë mbi atë të shkuar tinzare,e cila nuk kursente asgjë ,për të shtuar ditët e agonisë dhe marrëzisë së shndërruar në sistem!
Që në hyrje të këtij romani do të ndeshemi me një përafrim që i përket kësaj lloj bote,për ta shpjeguar,për ta konceptuar dhe trajtuar si një teatër të hapur jetësor,icili në mënyrë relative ,do të përballë personazhet dhe do krijoje hapësirat e duhura për intrigim,pasqyrim dhe perifrazim.
E pahijshmja apo e pakëndshmja e mjedisit mbytës,të rëndomtë,por dhe sinjikativ për atë realitet grishës,perfomon me gjetjen stilistike dhe zbërthimin analitik të karakterit personazh,i cili përbrenda guaskës dhe mjerimit shpirtëror që e karakterizon,hedh dritë dhe paralelizon slloganet dhe zhurmën e modelit me cinizmin dhe paranojën e të verbërit.
Kurbat e shtejllimit të ngjarjes(ose trajtesa dhe karakteri rrëfyes ) zbulojnë engmën dhe fshehtësinë e mekanizmit totatilatar,mistzmin dhe dritëhijen e tij,lulëzimin farsë dhe kobin shkatërrimtar të jetës,fanatizmin dhe hallkat për të shtënguar të vërtetën, moarlin e kalbur dhe sipërfaqësoren “elitare“.
Përbrenda botkuptimit të autores Buda,padyshim që do ndeshemi me anën racionale të saj,me ndjenjësinë dhimbje dhe trajtesë specifike, me grafikë tjetër për realizim tabllosh dhe paraqitje konfigurative.
Le të hedhim një veshtrim të shkurtër në minaturë dhe të posedojmë rreth temës, mesazhit,idesë dhe qëllimit themelor të autores!
Moria e personazheve fillon me kryepersonazhen Alma Fishta,të cilës i kërkohej heqja e identitetit dhe denegrimi i saj njerëzor,pët të vazhduar me rrëmujën e jetës studentore,e cila përbrenda lirshmërisë dhe botës së tyre ,monitorohej dhe sfumohej ç´do çast,për të kaluar pastaj tek nje sintezë krahasuese,qe jepet me mjaft sarkazëm (Morgu=Laboratorin), pa veçuar momentin kritik të asaj mbrëmjeje (ku personazhët kryesorë Alma dhe Adriani),kryejne të vetmin akt që mund të kryejnë dy të dashuruar dhe për këtë shkak indeksohen nga morali kohë si mëkatarë.Kalvari dhimbjes dhe vuajtjes do ndjekë pas si hije,do ravijëzojë me të tjera tablo të erreta,nga më të përbidshmet,duke filluar që nga ndjekjet dhe vrasjet,për të vazhduar me narkotizmin e provokuar,shkatërrimin e mbivlerës tonë njerëzore dhe paraqitjen e një të riut model me identitet të rremë!
Ne kontekst të plotë dhe me trajtesat e modeleve të përafërta si Milan Kundera(Çeki) ,“E vërteta duhet njohur,pastaj vjen shprehja ose Njegoshin (Mali i Zi), “Tiranisë i duhet vënë këmba në fyt dhe kjo është detyra më e ndritshme njerëzore“ ,çel si pari modelin Kloroform,që në thelb dhe përmbajtje,ka për simbiozë këtë idil udhëheqës dhe që me autentizmin dhe brendinë e tij ,e rendit padyshim Klara Budën, në plejadën e autorëve të prespektivës dhe të së nesërmes.
Kloroform pa dyshim që përbën infalacionin e fjalës sëmundje e kohes,dhe nën këtë lajmotiv,shtjellat dhe ngrehinat e perdes diktatoriale,denancohen me guxim,me objeksion të plotë,me qëllim të mirë përcaktuar,që kjo e keqe e madhe të mos përsëritet.
Kloroform në pamje të parë tingëllon si një përcjellje e imazhit të shkuar,e nje mënyre jetese të kryqëzuar ende pa lindur,por po të depërtosh në thellësi, kupton sublimitetin e autores për të mos patur shndërrim në formë dhe përmbajtje të fenomenit,por dritësi dhe intelektualitet për ta trajtuar dhe goditur.
Sigurisht që ky këndvështrim paronamik,ka një autoritet krijues,mbart një mesazh të madh dhe të gjerë,shtjellon dritëhijet dhe anatemon sakrificën e brezit të vet,dhe për më tepër ka modul trajtese dha anë kompozicionale,që për nga paraqitja grafike dhe gjetja stilistike ,ka vetëm një emër,dhe ky emër quhet Klara Buda.









Albana Cufaj Zhuta, model i metaforëzimit të qënësisë grua !                                                 


Albana Cufaj Zhuta ka kindur në 13 Gusht 1977 në qytetin e Pukës. Studimet bazë do i merrte në qytetin e lindjes, pët të vazhduar më pas studimet e larta në Fakultetin Filologjik, Dega Gjuhë-Letersi, Tiranë. Peisazhet mahnitëse që afronte vendëlindja, gërshetuar me pasionin e madh që e karakterizonte dhe kureshtjen drejt botës së artit të shkruar, do ndikonin drejtëpërdrejt në formimin e saj intelektuak dhe artistik. Me një narrativitet psiko-esencial, psiko-analitik dhe këndvështrim të thellë ajo do të depërtojë në atë botë, sa mistike por dhe kaq të bukur, dhe do e paraqesë “figurën grua”me gjithë reminishencat që shoqërojnë atë.

“Aromë tjetër gruaje,
në gishtërinjtë tek zgjaten mallit tënd.
Frymë tjetër në dihatjen e ditës,
njëpasnjëshmërisht zë vend. “

Që në titull artikulon mendimin e saj rreth performimit dhe idilit që shoqëron një tjetër grua, një tjetër portret,që nuk meriton dhimbje, nuk meriton repifrazimin e modalitetit të krijuar. Eshtë interesant por dhe grishës boshti poetik i saj, një bosht që ka ngjyra dhe dritë, ka mesazh dhe figuracion, ka dinamikë dhe ndjenjë. Përbrenda poezisë së saj gjen zjarrin dhe akullin, ëndrrën dhe bukurinë shpirtërore, gëzimin e jetës dhe meditimin, brishtësinë dhe dhimbjen, dashurinë dhe iamgjinatën.

Le të ndalemi pak dhe të fragmatizojmë esencialen e Albanës tek poezia
Rrugëve të shpirtit”

Nata është e zezë pis,
e zezë si pendët e korbit,
që u ul në ballkonin tim,
para disa ditëve,
shumë ditëve,
e ndoshta edhe dje."

Pse ka kaq shumë natë, heshtje, ankth dhe dhimbje, që sillet tej e mbanë ndërgjegjies dhe të qënit grua?!
Nuk është çast frikësimi, por ditë,ndoshta die, ndoshta hieroglif i subkoshiencës lodhur, kësaj nëndije që fsheh mijëra pasazhe të konfiguruara dhe të murëzuara nga ndjenjësia pafajësi. Përqëndrimi poetik në momentin e parë jep ndjesinë e dobësisë, të dorëzimit të qënies para fatit të paracaktuar, por koherenca dhe karakteri i fortë, përmbyll harkun e këtij riciklimi: zi, vuajtje, ditë pritjeje... jetë pritjeje me besimin tek e nesërmja dhe mantelin e shpirtit hidhërim e flak bashkë me kujtimet e trishta.

"Ditë të re kam në shpirt.
Në kalldrëmet e shpirtit më ngecin këpucët e kujtimeve,
bartin ty çuditërisht."

Eshtë një gjetje dhe një sublimim që natyrshëm kalon pëtej te shkuarës, por me tjetër mesazh, me tjetër botë, me tjetër diell, me tjetër rreze drite, i cili luan pentagramin jetësor me notat e një shpirti të rilindur. Sa më shumë të përqëndrohesh tek suaza krijuese e autores aq më shumë do ndjesh dhe kuptosh idilin artistik të saj, muzikalitetin dhe farfurimën e fjalëve që grishin, prekin, ndjejnë dhe subjiktivizojnë magjinë jetë.

E mrekullueshme si nje trup femre.
Muzikën e saj luan.
Ndër gishtat e tij,
Në prekjen e tij.
Drithërohet,
kur harku përshkon telat e saj.”

Harmoni e përkryer dhe për më tepër sinkronim i qartë i trukut amorf, muzikalitetit dhe ndjenjësisë, që përshkruan dhe drithëron njëlloj si tingulli i telit violinë.
Kjo është vetëm një grimcë e vogël depërtimi në aurorën e krijimtarisë së Albanës, pasi vëllimi i dytë poetik “Aromë gruaje”, ka dimesion më të madh,stilistikë më të përzgjedhur dhe për më tepër ka shumë më tepër pjekuri artistike.
Poezia e Albanës meriton vëmendje me të madhe, sepse bafasia dhe arti saj profarm me detajim qënësinë grua, sjell tjetër këndvështrim, dritëhije dhe proçesion, i cili realizohet grafikisht dhe artistikisht në mënyrë sinjikative dhe të arrirë. Autorja është një model, e cila me lakonizmin e saj hedh dritë në atë spiritualizëm gjysëm të fshehtë që mbart gruaja dhe si e tillë ajo ka ditur të metaforëzojë botën, ëndrrën dhe pasionin e vërtetë të saj. 

















Brishtësia dhe zjarri i shpirtit në poezinë e Bajame Hoxhës

     BAJAME HOXHA -ÇELIKU
    Si një buqetë shumëngjyrëshe, me bukuri petalesh art dhe freski mendimi e meditimi , vjen krijimtaria e Bajame Hoxhës, e cila ashtu e ndërthurur përbrenda shumë zhanreve, prozë , fabul e poezi, plotëson dhe perfomon kreaturën e një personaliteti krijues. Në epiqendër të artit të saj gjen shtjellën njeri, me gjithë dinamikën dhe proçesionet që e shoqërojnë, gjen koherencën kohë me gjithë kohezionin dhe reminishincat e saj, gjen akuartitetin shpirt me gjithë ëndrrat dhe shpresën jetë, gjen rilindjen e madhe me gjithë atavizmat dhe trubulimin e diktatit të kaluar. Arti i saj ka larminë dhe subjiktivitetin e përjetimeve të thella, ka partiturën e një shpirti kolorit dhe për më tepër ka dritëhijet e vetë qënësisë, me dhimbjen dhe ëndrrat e mbetura pas kufizimeve jetë. Forcën e ndjenjës për tu ringritur dhe për të ravijëzuar një botë të tërë shpirtërore e gjen më së miri tek vëllimi poetik “Puthmë”, vëllim i cili karakterizohet nga një bosht i tërë lirik, me idil të përkryer dhe të sigmatizuar tek ajo ndjenjësi, që luan me zjarrin dhe akullin, me valët dhe bregun soditës.

Tani endemi brigjeve të erës,
me valët tizare zihem çdo herë,
dhe zhytem thellë në pellgun e verës,
se dallgët e jetës më vranë përherë.”

   Poezia e saj ka përgjithësisht strukturë të rregullt, vargje të puthitura dhe rimë, ka kadencë dhe muzikalitet dhe për më teper ka mendim dhe filozofi shprehëse. Vetëm përbrenda kësaj strofe gjen mesazhin dhe lajmotivin e autores për dashurinë, e cila figurshëm e vendos brigjeve të erës me valë tinëzare, për të vazhduar më pas tek kupa e verës, tek ajo kupë simbolizuese persiane, e cila e ngre dhe e çon ndjenjën gjer në dalldisje, gjer në harrim, atij harrimi të madh që nuk mund të lejojë kujtimet trisht të së dieshmes dallgë herezi.Në kontekst të plotë me virtualitetin dhe vizualitetin e konceptimit të kësaj ndjenje njerëzore, vihet re elokuenca e vargut dhe brishtësia e fjalës, ana kompozicionale dhe srukturimi që nis me endjen e subkoshiencës, dikur... diku, lakonizon me valën që tinëzon, shqetëson, rrebelon dhe më pas refleksioni i kupës trazim, harbim, se, sepse ajo jetë e suverjuar dhe frikuar nga marrëzia mentale hidhëron dhe vret. Retrospektiva e poezisë së Bajames ka veçantinë dhe gjetjet e saj, ka kurbaturën e ngritjes dhe shpërthimin, ka befasinë dhe çiltërsinë.

Përherë pasionet me zjarr i ndeza,
me metafora shpërtheva, unë ditë e natë,
dallgëvë, intrigave, përballë u dola,
që lumi i tyre të shterte në shtrat.”

  Natyrshëm autorja ngre mijëra pasione përbrenda zjarrit të shpirtit, të cilat sëmbojë dhe prekin, grishin dhe ndjenjëzojnë, shpërthejnë sfondin errëti dhe metaforizojnë të bardhën dlirësi, tronditin dhe refleksojnë .Vetë në thelb kjo është poezia, që të ngrejë magjinë fjalë në art dhe artin ta shndërrojë në letrargji, të mesazhojë sublimitetin dhe të optimizojë jetën e thjeshtë njerëzore. Dhe gjithë sinteza e ketyre vargjeve përmblidhet në një titull të thjeshtë në dukje, por domethënes “Tani”. Tani endet, tani jeton, tani ka vrarë kujtesën e kaluar mbi tela me gjemba, tani ka rilindur shpresën e së nesërmes, tani ka ndezur flakën e pasioneve dhe prapë tani ka risjellur bukurinë profarme të pranverës.Vëllimi poetik i Bajames ka ndjesi emocionale, por ka dhe larminë e vargjeve të lirë, ku caku i hermetizmit me futurizmin sjellin lirshën të tjera koncepte dhe evokimi rreth përgjegjësisë që individi ka dhe duhet të ketë për vendlindjen e tij:

"Kur lë pas detin, i përflakur shtrihet vendi im,
me madhështi statujash ëndrramushur pret,
loti, malli, fuqishëm manifestojnë në shpirt stuhi
Zot, të puth dheu im,
jam në Atdheun tim përsëri."

Fjalë profetike, dedikim i pastër për atë çka ndien dhe atë ç'farë përfaqëson atdheu për një poet, përshkrim narrativ të ngritur në odeon “Madheshti statujash” dhe përshkrim ndjesor “loti, malli” dhe së fundi thirrmë dhe pasthirrmë “Zot, të puth dheu im”, sepse atdheu është kudo, në mendim, në shpirt, në vetëdije dhe jeton e frymon me frymimin e individit.

Autorja Bajame Hoxha në vëllimin e saj ka sinkronizuar dhe perifrazuar zërin autentik të shpirtit, ka përcjellur tharmin poetik me vetëdije pasionale, elokuencë, brishtësi dhe figuracion të plotë, ka alternuar poezinë traditacionale me vargje të rregullta strofike në trajta dhe forma më të lirshme dhe me eufizmat e përdorura i ka dhënë dritë dhe hapësirë mesazhit artstik.
27 dhjetor 2011








Patetizmi i një shpirti të thellë lirik në poezinë e Dashnor Selimit


Lirikat e Anëvjosës” të autorit Dashnor Selimi, vijnë si shpërthime të befta poetike që rrëmbejnë dhe dallgëzojnë njëlloj si valët e lumit, vijnë si shprehje dhe mishërim i simbolikës së bukur, vijnë me elokuencën e vargut , brishtësinë e fjalës , dhe ndjenjësinë e shpirtit , jashtë ç'do kornize të kuadratuar apo skematizmi të paracaktuar, duke na afruar tablot shumëngjyrëshe dhe plot dritë të një mirëfillësie të mirëplotuar letrare. Përbrenda kësaj hapësire krijuse, këtij editimi dhe përjetimi shpirtëror, ndeshesh me fizionominë e karakterit letrar të formuar, me obsesionin e thellë dhe këndvështrimin orgjinal, me zërin virtuoz që i këndon lajmotivit të vetë jetës. Shtrati poetik i kësaj vepre përmbushet nga ndjesia dhe percepitimi për vetë thelbin qënësi, për nënën dhe vendlindjen e dashur që humbet atje mes kodrave të hijëzuara, për lumin turfullim që identifikon dhe gjithe risinë poetike dhe qytetin emblematik, për ëndrrën e bardhë shkrirë fjollave të borës dhe të nesërmen pritje të trishtë. Që në titull autori intrigon dhe jep imazhin e një boshti të fuqishëm lirik, i cili dhe pse i plotësuar me detajimet e tjera poetike, nuk e humbet për asnjë rast pikën e referimit, por në sinkron të plotë dhe në harmoni me elementët bazë figurativë e përforcon imazhin e veprës dhe e bën atë edhe më eksigjente. Autentiteti krijues, lojëra me fjalët, portretizimet poetike, figuracioni gjallë, muzikaliteti dhe forca e vargjeve, hyjnizimi bukurisë rrëzëlluese, përbëjnë esencën e gjithë kësaj prurjeje, e cila të mban pezull dhe të zhyt thellë në kuptimësinë dhe kadencën e saj.

Shpesh,
shkëmbenim letra me nënën time.
Fillonte për fshatin,
që i ngjasonte një jetimoreje,
për tokat e papunuara,
mbuluar me gjemba.
Për lulet,
tharë teneqeve të ndryshkura,
që u njomën me ujin e stinëve”

Vargje kuptimplotë që epiqendërzojnë portretin e lindjes së vetë jetës “Nënën”, vargje që kanë për kryethënie përmasat dhe figurën e saj, vargje që deshifrojnë kufijtë mitikë të njohjes që kalojnë po nga ajo, vargje që natyralizohen me ndjesinë dhe përjetimin e saj, për jetën e thjeshtë, për arën e pambjellur, për vendlindjen, për gjithçka, vargje që sjellin farfurimën e tokës së të parëve të mbushur me lulet e çelura të Majit. 
Menjëherë pas këtij dedikim të përligjur autori rikthehet në tematikën e plotë dhe setencën e gjithë veprës poetike, atë të lirizmit dhe oshilacioneve të saj.


Përse ike këtë dimër të ftohtë,
ku dhe flokët e stinës kishin ngrirë
dhe nëpër pasqyra pellgjesh copëtoheshin,
ëndrrat e mia në gjunjë lutjesh ? ”

Vargje të puthitura, që kanë brenda elegancën e mendimit, përputhjen e plotë të elemintit natyror “Dimër të ftohtë ” i cili epitetëzohet me pasthirrmën lutje, pasthirrmë që shkon përtej vetvetes, dashurisë së ëndërruar . Flokët e stinës e dramatizojnë dhe e bëjnë edhe më koshientëe dashurinë e munguar, ndoshta të humbur, por vetë ndërgjegjia rrëmon dhe kërkon nëpër kujtimet e trishta, të atij zëri drithërues që shemb yjet dhe çel mijëra dritësime, dhe ashtu në përulje figurative ringre pasazhet e hijeve të tretura largësi venitëse. Referimi i këtyre vargjeve ka dhe antitezën e plotë të ngrohtësisë dashuri dhe akullit shpirt, që në dualizëm të hapur intrigojnë njëra -tjetrën për të performuar më pas gjithë këtë elegji . 

..Të shikoje ëndrrat,
shkundur nga plogështia,
duke nënëshkruar fjalën e fundit:
''Jetova në një botë pa dashuri''. ”

Kjo është përmbyllja e gjithë këtij referimi poetik, referim që mbetet atje tek koha e largësuar dhe në anaforë me çastet pështjellim, çastet trazim, çastet pikëllim (zërat e shiut) e subjektivizon ornamentin shpirtëror dhe e tejçon në letragji. Njeriu jeton, përjeton dhe fleksibilizon, por poeti, si këndvështimi dhe syri tredimesional i të kuptuarit, konceptuarit dhe emotivuarit mbetet atje tek thellësia dhe pastëria e ndjenjës, tek fuqia dhe ritmi i zemrës, tek pasioni dhe bukuria e ëndrrës. Sigurisht shpërthimi është dramatik, jeta e jetuar grafikisht ka humbur ç do kuptim, dhe ai, poeti, me të vetmet armë fjalësh që zotëron, nën dritëthënien e referimit hapësirë thur vargëzime elegjikë. 
Për të përforcuar këtë ide, por për të kuptuar më shumë mistizmin dhe përthyerjen e një shpirti të aborguar gjer në tejskashmëri le të ndalemi në të tjera grafika krijuese:

Çdo mëngjez iki herët.
Si i çmendur.
Pa hedhur një pikë parfumi të trishtë.
Kujt t'ia them të vërtetën ?
Vetëm këmisha e bardhë e mureve,
mban fshehur ëndrrat e mia. “

Ikje, nxitim, humbje pas telajo ngjyrash të rreme, endje pas ëndrrës së dikurshme, atje ku yjet përshkënditin qiellin, atje ku shpirti këkon shpirtin dhe jeta kërkon kuptimin. Metafora “këmishë e bardhë e mureve” kapërcen në kufij surrealë dhe jo rastësisht, por mjeshtërisht dhe me kuptim parësor, pasi profetizimi dhe përjetësia e ndjenjës dashuri shemb dhe ringre të tjera qiej shpirti. 

Dhe ashtu i endur tek bukuria dhe çmendia e ndjenjës autori krijon ritëm dhe sigmatizon orgjinalitetin e shpirtit krijues, atë të bukurisë dhe madhështisë që e identifikon, të harmonisë dhe traditës që e evokon, të lumit akull dhe përherë në rrëmbim, të qytetit që dremit poshtë këmbëve të Dhëmbelit, të fshatit të largët dhe çapkënllëqeve të moshës, të cilat sëmbojnë dhe ripërtëriten në të tjera kulmime, në të tjera meditime, në të tjera rrugëtime.













Peter Tase, figura polihedrike që Ndërlidh dhe përafron Kulturën Shqiptare me atë Amerikane.


Eshtë impresionus dhe befasus, portreti intelektual i të riut Peter Tase, i cili me punë dhe përkushtim ka krijuar një perfomancë të shkëlqyer në të gjitha sferat e shoqërisë amerikane, duke u bërë shëmbëlltyrë e qartë e gjithë atributeve të shqiptarëve sot në botë. Falë cilësive të veçanta dhe prirjeve në rritje, figura e tij është shndërruar në potencial vlerash dhe idesh, cilësi që me devocion të plotë i ka vënë në shërbim të kulturës dhe integritetit panshqiptar.

Po kush është Peter Tase?

Peter Tase ka lindur në Qytetin e Beratit, në Tetor të vitit 1982. Në Vjeshtën e vitit 2000 vendoset familjarisht në qytetin e Milluokit (Milwaukee), shteti Wisconsin (wisconsin).
 Pas shkollës së mesme pranohet në Universitetin e Wisconsin - it në Milwaukee (UW-Milwaukee) ku vazhdon studimet për literaturë, gjuhë Italiane, shkenca politike dhe sociale. Diplomohet nga UW-Milwaukee ne Dhjetor, 2006.  Në pranverë, 2006 ka punuar si asistent në zyrën e Antarit të dhomës së Ulët në Kongresin e SHBA, Rep. Richard Pombo (CA-11), ku është marrë me marrëdhëniet me votuesit në zonën elektorale si dhe për problemet e energjisë së renovueshme.
Më pas ka punuar si koordinator dhe asistent për shërbimet e kompanive në fushën e telekomunikacionit dhe marrëdhëniet e këtyre të fundit me pushtetin vendor në shtetin Wisconsin; duke u bërë pjesë e ekipit të ngritur për këto çështje në Dhomën e Avokatëve Whyte Hirschboeck Dudek S.C.
Në Shkurt 2007, fillon shërbimin si Vullnetar i Korpusit të Paqes në Republikën e Paraguay-it (Amerika e Jugut), duke ushtruar funksionin e këshilltarit për
politikat e Shëndetit Publik në Zonat Rurale. Gjatë kësaj periudhe ai do studionte dhe përvetësonte edhe gjuhën Guaraní.
Pas shërbimit në Korpusin e Paqes (U.S. Peace Corps), në Qershor, 2009, kthehet përsëri në Milwaukee dhe i përkushtohet linguistikës, promovimit në perëndim të letërsisë dhe poezisë Shqipe, letersisë Guaraní si dhe asaj Paraguay-ane në tërësi.
Në vitin 2010, boton "Fjalor Simultan me Pesë Gjuhë", ku përfshihen 3200 fjalët më të përdorshme, të prezantuara në Pesë Gjuhë : Anglisht, Italisht, Spanjisht, Shqip dhe Guaranisht.
Më pas është marrë me përkthimin e veprave të shkrimtarëve të ndryshëm nga Shqipëria dhe Kosova si: Ndue Ukaj, Remzi Basha, Jeton Kelmendi, Anton Gojçaj, Engjëll I. Berisha.
Aktualisht punon si investigues (Research Fellow) për çështjet ndërkombëtare në Këshillin e Punëve të Hemisferës Perëndimore (Council on Hemispheric Affairs), dhe si analist në faqen e lajmeve botërore në  Internet: http://www.speroforum.com/
Ka botuar një sërë artikujsh në faqjen elektronike të lajmeve:  http://kosova.info/
(http://kosova.info/2011/12/presidenti-xhejms-polk-dhe-lufta-teritoriale-me-meksiken-1846-1848/)
Aktualisht ai sot vazhdon studimet për gradën Master of Arts në Institutin e Politikave Botërore, Washington, D.C., (The Institute of World Politics). www.iwp.edu

Një biografi e pasur që nuk ka nevojë për koment, por shpreh më së miri dhe qartë ecurinë dhe rritjen individuale të këtij poligloti, përkthyesi dhe personaliteti të ardhshëm. Figura e Peterit është shumëplanëshe, por ne do të ndalemi tek përkushtimi, dhe evokimi i vlerave shpirtërore letrare në shërbim të përnjohjes dhe njehësimit të letrave shqipe në lëmin e literaturës amerikane. Komponentët kryesorë të përkthimit: kompozicion, ruajtje mesazhi, ruajtje forme dhe përmbajtjeje janë elementët bazë që udhëheqin përkthyesin, dhe me këtë metodologji ai ka përcjellur orgjinalitet dhe autentitet të veprës shqiptare poetike. Pasioni, dashuria për kulturën dhe gjuhën amtare, prezantimi i saj në Amerikë, kanë për mision dhe qëllim publikimin dhe njohjen e vërtetë të kësaj kulture sa ornamentale po dhe kaq të lashtë, e cila fatkeqesisht zë një vend relativisht të vogël në Ansamblin e letërsisë botërore.

Autorët e përkthyer nga Peter Tase:

Ndue Ukaj me dy vëllimet poetike : "Ithaca of the Word ("Itaka e fjalës") dhe "Godo is Not Coming - Godo no Viene - Godo nuk vjen" (Tridhjet poezi te përkthyera ne Anglisht dhe Spanjisht), vlerësuar si libri më i mirë poetik per vitin 2010 (në zhanrin e pozisë) në Republikën e Kosovës. Gjithashtu historiani i njohur amerikan dhe specialisti i biografisë së Abraham Linkoln-it, Harold Holzer versionin në Anglisht të këtij libri e ka vlerësuar me këto fjalë: “[Ndue Ukaj's] work is beautiful--thoughtful, touching, powerful (poezia e Ndue Ukaj është e bukur, me përmbajtje, prekëse, e fuqishme”). Poezia e Ndue Ukaj është vlerësuar gjithashtu edhe nga profesori i Hstorisë në UW-M Glen Jeansonne, Ph.D. dhe Rene Antrop-Gonzalez, Ph.D., Profesor i Asociuar në kurikulum dhe shkenca arsimore; që te dy kanë shkruar përshtypjet e tyre të cilat janë paraqitur në faqet e vëllimit poetik.
 Poezia e Ukajt nëpërmjet përkthyesit Tase, vjen me nota të gjalla, shprehëse, racionale dhe moderne. Simbolika e autorit është universale, përbën ngjarje në përkthimin e saj në anglisht dhe për më tepër frymon fuqishëm modelin e poezisë shqipe.


Jeton Kelmendi me vëllimin poetik: "How to Reach Yourself (Si të shkosh tek vetvetja)
Jeton Kelmendi vjen nëpërmjet përkthimit brilant të përkthyesit Tase me veçoritë dhe specifikën e veçantë që ka ky autor. Stili, beftësia, moderniteti, lojëra e fjalëve, pjekuria e lartë artistike dhe estetike, muzikaliteti i tyre dhe ndjenjësia e poezisë, prekin dhe krijojnë një atmosferë të thellë mendimi dhe hapësire. Poezitë në vëllimin "Si të shkosh tek vetvetja", shprehin më së miri konceptin relativ rreth vetë fjalës, mendimit, nuancës dhe ndërthurjes së saj, drejtpeshimit dhe ngritjes në art; përbrenda këtij vizualiteti këto poezi vijnë sa shprehëse po kaq dhe performuese, duke përbërë risi për gjetjen dhe stilistikën edhe në gjuhën angleze.


Anton Gojçaj si poet, shkrimtar dhe studiues me banim në Tuz të Malit te zi vjen nga përkthyesi Tase për lexuesin amerikan me gjithë patosin e tij poetik, dhe me një art të patjetërsueshëm, por të mbështetur thellë në traditën shqiptare dhe të pasuruar me elementët e poezisë më bashkohore sot në botë.


Remzi Basha me vëllimin poetik: "Fire in my Hands" ( Zjarr në duart e mija)
Në këtë vëllim poetik ka një bosht të mirëpërcaktuar, ku spikat ndjeshëm dhe dukshëm ritmi patriotik, gjallimi i momenteve të tij historik, plaga e emigrimit dhe atdhedashuria e shfaqur nga UCK dhe forcat mbrojtëse të Kosovës. Autori Tase nëpërmjet këtij botimi ka ndikuar dukshëm në përnjohjen dhe sakrificat e popullit kosovar për flamur, pavaresi dhe liri, prezantuar në shoqërinë amerikane dhe aureolës intelektuale të saj. Vetë poezia është një lajtmotiv që i thur lavde atdheut dhe shpirtit të tij të pamposhtur, e ngre atë në piedestal dhe e pasqyron para opinionit mbarë-ndërkombëtar si një komb që është djegur dhe masakruar në shekuj dhe se meriton shumë më tepër.

Një vend të rëndësishëm në plotësimin e potencialit të tij intelektual dhe interkulturor zë dhe studimi me baza dhe njohja e shkëlqyer e gjuhëve të huaja, perfomancë kjo që jepet me botimin "Fjalor Simultan me Pesë Gjuhë". Shkrimtari Shqiptaro- Belg, Skënder Sherifi shkruan këto fjalë për këtë fjalor të botuar në vitin 2010: “Një Fjalor që shënon një urë afrimi e bashkëpunimi mes 5 popujve e kulturave botërore. Një mjet komunikimi i nevojshëm në mes tyre është natyrisht gjuha: se si shprehet e artikulohet në bazë të psikologjisë e historisë të këtyre popujve specifik. Projekt fantastik, ndoshta edhe surrealist pse jo ...çka përbën Guaranishtja, gjuha e indianëve të Paraguajt ... që mund t’i imagjinojmë nga injoranca, si figuranta në një film western-spaghetti të Sergio Leonës : " Na ishte një herë Amerika ", porse kanë në realitet një botë e një thesar kulturor të pa imagjinueshëm me gjuhët internacionale të njohura si anglishtja e spaniollishtja. Këtu qëndron pra fisnikëria e autorit ... që nuk i përjashton apo nënçmon kulturat e quajtura minoritare.”

Kompleksiteti i figurës së Z. Tase, ndihet fuqishëm dhe në anën publicitare, ku shkrimet e botuara tek faqje të ndryshme interneti me fokus në lajmet botërore përcjellin lajmin rreth problematikës dhe progresit të vendit të tij.
Shkrime të tilla si: "Arsimi dhe kultura në Myzeqe – Historia Arsimdashëse e një Krahine të Shqipërisë" botuar në faqjen e informacionit  http://kosova.info/ apo
"Plagët që rrjedhin Gjak (Elegji për Shqipërinë shqiptarët)" ka bërë që vëmendja e kombit të madh amerikan, por dhe e një opinioni më të gjerë të kthehet edhe drejt panoramës së pasur shqiptare në Shqipëri dhe diasporë.

Peter Tase është qendra dhe referimi i gjithë përpjekjes shqiptare për një vend më të përparuar, është ëndrra dhe realiteti i ri që kërkon të ndërtojë nje shoqeri te lire dhe te pasur me nje dialog multi-kulturor, është ideja dhe botkuptimi i thellë shpirtëror, është zemra e një patrioti që rreh për kombin e vet, është fuqia potenciale dhe kreativiteti i një intelektuali të plotë, është shëmbëlltyra e vlerave njerëzore që karakterizon një shqiptar të ditur sot.




Geen opmerkingen:

Een reactie posten