dinsdag 15 mei 2012



  “Innocent passage”

           Poerty
              
ΟΙ ΑΓΓΕΛΟΙ  ΛΓΚΑΙΝΟΥΝ








MUZA IME

Muza ime!
Ç´bukuri fsheh brenda muzgjeve?
Ç´ëndrra rilinde përtej lirishtave?
Ç´këngë këndon honeve të gremisura?
Ç´rreze kërkon mbrëmjeve të ngrysura?

Muza ime!
Qëndroj majë shkrepit të heshtur,
heshtjen godas mes të përjetshmes  tretur.
Ngado shoh perëndim të plakur,
më  shfaqet kudo agimi i ringjallur.

Muza ime!
Vitet dhe thinjat si vetë kreshtat,
zbardhin nën mjegullat e fshehta.
Shpirti i gdhendur nga pena thatime,
dridhet, griset, tutje humbëtirave.

Muza ime!
Mos erdhe si mallkim ndër deje
a  si lojë  luajtëse marramendshe?
Kundroj sy  vashe fshehur brenda teje
dhe lotkthyerin në smerald.

Muza ime!
Si frymë e shenjtë shtyn në harrim,
pse poetë u gdhimë në agim.
Vegimeve  të paqta jeta në vlim
Dita shpejton dhe rrenben pa kthim!










Ëndrrat e mia mbetën aty



Ëndrrat e mia mbetën aty,
si mijëra ajzbergë në oqeanin e pafund.
Mendja depërton tutje fluturimth,
në të tjera qiej, rrugëtimesh “plot mund“.

Ëndrrat e mia mbetën aty,
netëve pranverore, yjeshumë.
Copëza ndjenje drithmojnë shpirtin
dhe endën magjinë pëlhurë.

Ëndrrat e mia mbetën aty,
si zbardhja e dritës, në agim.
Me mallin e vjeshtës në gji
dhe ... e pikat e shiut -trishtim.

Ëndrrat e mia mbetën aty
mbi harqe ylberësh, koloritë kuptimësie;
Të bardhën ditë, shpresë dhe ngazëllim,
përthyen shtigje “rrebelim“ poezie.

Ëndrrat e mia mbetën aty
Të formatuara ndjenjësisht...
Një shikim i hedhur qiellit të tymtë
Konturim frymor –figurë statujisht...                                                                  
      




                                             



***                                                                                                                                
Ëngjejt!
Demonët dhunues braktisën,
Perdet errëtuese
shpërndarë në”Kumtër”.
U zhdukën,
humbën në vetveten e largët.

Qielli shndriti
Ëngjëjt zbardhën
zymtësinë hapësinore.
Mikluan shpirtrat e vdekur,
                                          të harruar;

farkëtuan
thundrat e çelikëta,
shtresave paqësore
fluturuan.









         Në Olimp vendoset drejtësia





Zeusi premtoi drejtësinë e përjetshme,
të fshehur,
të ndalur prej shekujsh, e shekujsh.

Mëkatarët kapën vetë mëkatarët
Dhuratën më të shenjtë, për të tmerrshin“Had“.

Kudo ithtarët brohoritën marrëzinë
dhe kudo shtrënguan zinxhirë pafajësie.
  






    

Tetor



Mijëra gjethevrara prekin trotuarin
Erë- marrëzia shtyn edhe më tej,
Harresa e largët pret ndanë qytetit,
të mundë, më tepër të rrëmbejë,…

S´mbaron këtu mëkat’ i filluar,
Zogjtë e fundit nga shtëpia zbon,
Kur mëngjezi shkopin e parë hedh,
lotvuajtjet jetime asfaltin miklojnë.

Era bredhacake turret poshtë liqenit,
Gjurmëkujtesat gërvish thonjzhveshur,
E nesërmja përcjell me fshesën ndër duar
Ankthin e mbledhur, netëve të vonuara.












    Anës liqenit



Vjeshta të harroi liqen, jo Unë.
Erdha si gjithmonë pranë teje,
zbathur,
Vlagun tënd më tepër të ndiej.

Valët derdhen poshtë këmbëve,
dridhen, përflasin;
khehen sërish prapë  tutje,
treten humbëtirave të thella.


Dallëndyshet u larguan,
Njerëzit po ashtu,
veç regëtima pulëbardhash
dhe çapat e mi të vetmuar.
(Shkruhet kujtesa në trajta papirusesh,
për të rifreskuar kujtesën e shkuar…).

Gjatësi valësh të lodhura,
muzg mbi qelqin tënd,
Shirita të ndritshëm, të prerë,
 mendime që nisen larg,
 mendime, që s’ndalin  kurrë në vend…









                                                    
       
Dritëhije
 


Perëndimi tretet tutje në pafundësi
Dal nga dalë dhe nata zbret pa kufi,
po dhe vashat, në të linjta shtratin zënë,
kush në ëndërr, kush e epur, kush dhe qan.

Qetësia përçuditëse mbisundon,
nën çapin harrakat ditë e vonë ,
mbi lumenj fërgëlluar dot s´gëzon
dhimbje lotësh mbart lugina poshtë.

Kush një thikë zemrës i shtrëngon…
Ç´duhej më për të dhe kjo jetë e zezë
Ajo iku. Po tani i shkreti!
Si ”Romeo” përgjëron gjunjëzuar.

Më fatkeqi, s´guxon ende të ngrihet,
I mbetur në gjumë, nxirrosur si më s´ka
Natë e errët, humbëtirë e pamatë
të bardhin shpirt, e çon shumë larg.

Prit të finishohet ky mallkim ndër deje:
Heshtje varri, nënqeshje mizore.
Nata arratiset, në pritsh ditën e re
çohu i lumtur, zhytu në hare.











Jetën e re stis mbi gërmadhë
(Motiv Persian)




1

Mes heshtjes tënde zemra plogështim,
Pse brengat rendin muzgjeve valëzim,
Ëndrrat harruar dergjen diku, larg,
Pikat përçunduese ndihen prapë dritareve.

2
Psherëtima, lot! Eh! Sa marrëzi!
Klithma e verbuar çirret pa pushim;
kërkon, rrëmben. Eh! Sa herezi!
Përplaset, derdh, gjer në humbëtirë.

3
Ditët fshikullon e largëta harresë,
Kohën  rrethon me flatra të gënjeshtërta ...
Pse jeta rilindet gërmadhash kujtime,
dhe shpirti dergjet lartësive - hidhërime?

4
Fjalë, prapë fjalë. Eh! Të mallkuara!
Ku shkoni kështu me kokën ndër duar?
Helm dhe pështjellim villet pa pushuar,
Shkretia e paanë zgjatet hijes tuaj.

5
Pranë pemës vetmuar hapat kanë ndalë,
të lodhur, të mundur, nga pritja e gjatë;
Krahët e cunguar më nuk fëshfërijnë,
acari i akullt dejeve lëvrin e lëvrin.
6
Dy fjalë të vetme kujtesën shkallmojnë,
godasin tërbimin me thonj mëkatorë,
Të duan psherëtijnë. Më pas kthithmojnë.
Të dua mbi gjithçka! Të dua, o shtrenjtor!

7
Diçka ka ndodhur dhe atje mes yjesh,
E përjetëshmja, premtuar dikur, në humbim,
Humbi shkrepëtima, harbim i pafund...
Humbi krenaria. Eh! Sa shumë rrënim.

8
Era që nga larg. Sa shpërfytyrim!
Gjethet i rrëmbeu, harresa mbulim,
Shiu projektuar, nga gjithë ky mejtim
Shpirtin e sfilitur godet pa pushim.
9
Ndër supe mban flokë përlyer nga dhimbja,
Ndër sy bredhin lot, helm dhe hidhërim
Ndër buzë mërmërimat veçse pëshpërimë,
Në shpirt s´ka më gaz. Eh! Sa pikëllim.
10
Jashtë fishkëllen era leshragjatë,
Qetësinë e thellë nga rrënjët shkallmon,
Fëshfërimë e largët fshehur brenda shtratit,
Të kujton vogëlushe. Jashtë bën shumë ftohtë.

11
Rrëfen veç gënjeshtra, Hëna verdhësi,
Fshehur pas një reje, diçka mërmërin,
Ëndrrat më sqimtare  ku i çon, s’dihet,
Qahet dhe ankohet,nga yjet rrëzëllim.
12

Marrëzi e nisur nuk njeh kurrë kufi,
Thuajse gjithë bota, më nuk ka kuptim,
Vetmia rrëqethëse si një llahtari,
Përpin dhe thërmon kristalin e shpirtit.
13

Dita kapërcen pragun e mundimit,
E vrazhdët stiset drejt perëndimit,
E akullt nata trazon gjumin,
Kërkon si të mundet mes ëndrrave prej bore.

14
I largët vjen hapi, dikur fluturonte,
I shuar vjen zëri, dikur veç këndonte,
I tretur vështrimi, dikur rrezatonte,
I ftohtë rishfaqet, dikur përvëlonte…

15
Vështro zbehtësinë, përhapet fshehur,
Rrëmbeu fytyrën, synon gjithë kurmin.
Vështro dhe arin, si ndryshoka ngjyrën
Ç´po mbetet më pas,s’ngjan me “fytyrën“.

16
Mallkuar qofshi, mjegulla të errëta!
Pse i fshehni ëndrrat,thellë gjer në varr,
Mendoni për vajzën, si shtrëngoni kthetra
I janë turrur qelqit Hijet më të zeza.


17
Si bulëza e vogël nën rrezen e parë,
Fluturoi shpejt ëndrra më e parë,
Pse zemra besoi rrahjen pa kufi
Dhe shpirti nuk gjeti kurrë qetësi?


18
Shumë dritareve mbetën me jetë
Dhe shumë të tjera u mbytën në dert,
Tronditje pësuan xhamat kristalinë,
Kthjellimin robëruan mendimet kotësirë.


19
Shaminë qëndisur me shumë pëllumba,
E morën nga duart, s´dihet ku e çuan,
Kërkoje nëpër qiell, netëve yjeshumë,...
Rrëmbyen atë, ç´ka mundën të rrëmbejnë.


20
Në mundsh qeshu, mes heshtësisë së kotë,
pranë zjarrit ende,pret e përjetshmja
Zboji dhe lotët nga sytë më brilantë,
Ndih pas dëfrimit. Ndihu, shpirt, prej gazit!


21
Zgjatu përtej skajeve, bardhësinë shtrëngo,
Ngjeshi më fort buzët prapë dashuro,
Ditët kapërcejnë, koha zë e thinjet.
Ç´duhet vetëflijimi? Lulja pse venitet?


22
Vështro nëpër jetë, ndih atë ç´shkon,
Ç´është më e shtrenjta, rrëmbeje pa kthim,
S´është frikë as ndroje,vetëm një harbim,
Përplasu mes dallgëve, gjer në harrim.


23
Atje ku vetë jeta, buzëqesh ngadhënjim,
Atje dhe ëmbëlsia, ndjell në shpirt kuptim,
Atje ku deti ngre dallgët shkumëzim,
Atje dhe mbrëmje vonë, heq velin stolim.


24
Vogëlushe! Ku po shkon këtë natë?
Nëpër gjurmë  fantazme,endesh prapë,
Ngrije harkun, shpërtheje sfondin gri,
Në mundsh, hap të bardhin, fatlumin shpirt.


25
Larg prej brengës, trishtit që ke mbjellur,
Jeto jetën dhe mos kij kurrë të ndrojtur,
Larg prej vrerit- herezi dhe  pashpresim,
Kërko rreze ngrohtësie dhe  shkëlqim.

II
1
Ngrihu mbi vështrim, shiko atje lart,
Flaka e përpin pyllin harrakat,
Të djegë ç´të mundë pluhur edhe hi,
Të zhduket nga dheu fjala „pabesi“.


2
Nuk ke përse hesht, kroit ujëshumë,
Lisi shekullor degët i përkund,
Fëshfërimë e lehtë, ç’ ndjell në zemër di,
Vrapo e rend e gëzueshëm, si një risi.

3
Magjinë e bilbilit, të vetmen dëgjo...
Eh! Ky zë i rrallë. Ujëvarat i zgjon.
Foli zemrës etur, shprehu si di ti,
Kërkoji të artëzuarën, zgjoji dashuri.


4
Si yll i larë shfaqu, vogëlushe,
Si ëndrra më e parë, ago lumturi,
Si hyjneshë e tokës, detit dhe e qiellit.
Rrezato shkëlqim dhe tejpashmëri.


5
Ndalu në lëndinën- lule erëmirë,
Përkëdhel petalet, puthi pa pushim,
Aromë dhe jetë shpërthen në lirishtë,
Gaz dhe hare për ty rubair.


6
Mos harro të endesh nëpër bukuri,
Shpalos krahët e bardhë, nëpër mjegulli,
Kapërce vetveten, flake errëtinë,
Hidhu në dalldi, digju përsëri.


7
Një ditë patjetër dikush do të vijë,
Do të marrë dorën edhe do të puthë,
Do kërkojë flokët, ku mallin të fshijë,
Do falë gjithçka, do falë mrekullinë.


8
Ngjyrë e tejpashme, e shumë kërkuar,
Përlotjen e syve ktheje në smerald,
Hidh vështrimin tutje, përtej ngjyrës blu,
Shijo me gaz jetën, shijoje pa fund.


9
Nëse ëndrrat qeshin, lëri, mos i tremb,
Zhytu thellë mes tyre, lundro në hare,
Krahët mos i zgjat kot në zbrazëti,
Përjeto të bukurëzuarën deri në agim.

10
 Vitet fluturojnë, vitet s´njohin kthim,
Freskia venitet, brehet pa pushim,
Shkallmoji dritaret, ç´vlen gjithë ky mejtim,
Rrëmbe më të shtrenjtën, rrëmbe dashurinë!

11
Nga pluhuri u ngrite, prapë do të shkosh,…
Ç´do t’i shpiesh varrit? Lëngatën e kotë?
Nxito! Sa je. Ç´ke humbur, fito,
Shembi gërmadhat. Jetë të re ndërto!

12
U trete. Po çmendesh? Ç´ndien në brendësi?
Shijen më të hidhur përtyp në shkreti.
Nuk e sheh natyrën? Qeshas në blerim
Dhe plagëvjetrat i fsheh pa përtim.

13
Derdhu sërish rrugës, njëlloj si dikur,
Vështro në sy jetën,  përsëri qesh,
Buzë edhe gaz, zemër edhe zjarr,...
Fale dashurinë,… Pse të ngelet peng?


14
Një ditë do vdesësh, kjo  s’ka dyshim,…
Ç´kuptim do të ketë fjala “Lamtumirë!”?
Ç´duhet pra kjo jetë, jetë  e drithëruar?
Mos mendo mëkatin, përjetimin dashuruar.


15
Prapë do të afrohen, më shumë do të duan,
E qetë në shpirt, do ndiesh lumturimin,...
Ndjenjën e amshuar, çoje gjer në dhimbje,
Dashuro si e marruar. Dashuro dashurinë!


16
Të vetmet çaste, plot kënaqësim
Mos i fsheh zhargonëve, ndrojtje përsëri...
Vrapo, si të mundesh, gjer në dalldi
Çmende të pashtershmen gjer në ulërimë.


17
Ngado rend harbimi, kudo  netët në zgjim,
Diku nëpër rrethina yjet në shoqërim,
Shpirti më i etur, pangopësi në vlim,
Çaste më të ëmbla zbojnë mërmërimin .


18
Ëngjëlli dritëplotë si trembet furtunës,…
Retë le të mblidhen, qielli të errësohet,
Rrezja më e fortë e shpërtheka vullkanin,
Ndjenja më e hollë ëmbëlson nektarin.

 19
Mos harro të jesh, jashtë fëshfërin,
Dëgjo cicërrimat, falu ëmbëlsi,
Vështroje njeriun, gjithë ngazëllim,
Merre pa frikë jetën, merre si të vijë.


20
Gëzoju të tashmes, mëso të jetosh,
Mos lër asnjë çast. Pse të shkojë bosh?
Forca e rilindur tjetër vrullim kërkon,
Zemra s´bën mëkate, zemra dashuron.

21
Vrikthin e fuqishëm çoje gjer në fund,
Dimri le të trembë, prapë në fryjim,
Kapu fort pas thonjëve, mbahu thellë në blu,
Buzëqeshe rrezen, përshëndetu në qiellim.


22
Ëngjëlli dritëplotë, prapë sillet rrotull,
Portën mos e mbyll, pa dyshim do vijë
Gjer në zemrën tënde. Eh, Ç’rrugë që po endet!
Gjer në shpirtin tënd, ndoshta do të tretet.


23
Vështro horizonzin, tutje pa kufi,
Vështro atë ç´fshihet, kërko dlirësi,
Rrëmbe ëmbëlsinë, mbaje thellë në gji,
Falju jetë jetës, gjer në çmendurim.


24
Buzët kërkojnë afshin që të ndizen gjak,
Zemra kërkon zemrën të shpërthejë zjarr,
Dora kërkon dorën në këtë romancë,
Tingujt melodrojnë mbrëmjen më të artë.


25
Dhuratë më e shtrenjtë nuk njihet gjer sot,
S´dihet sa djersiti më i madhi Zot,
Fali dashuri kudo nëpër botë.
Përse në ngurim? Nuk e solli kot!

26
Veten akuzon, botën e mallkon,
E hidhur pa shpresë, përse tingëllon,
Përflet e mërmërin kohën pa pushim,
Ngrihu përmbi “Unin“të shikosh më mirë.

27
Vështro plot guxim, shih atë ç´shkon.
Mos qëndro në hije, hija të verbon,
Nuk ka kurrë trishtim, kur me gaz jeton,
As monotoni,veç kur përgjëron.

28

 Këput një trëndafil herët në mëngjes,
Merri flakërimën, vëre përmbi gjoks,
Merri bukurinë shndrit si diamant,
Merri dhe aromën, dehu si e marrë.


29
O zemër zjarr, o shpirt thellim,
Si frymë e shenjtë shty në harrim,
Të shkrihesh a vdesësh, s´përbën çudi,
Copë e thërrime nën qiellin dashuri.

Geen opmerkingen:

Een reactie posten