dinsdag 15 mei 2012

Personal Information:


Agron Shele

Curriculum vitae 

Personal Information:




Letërsia me magjepsjen dhe mistizmin e vet ka tërhequr gjithmonë pas vetes shpirtra të trazuar, shpirtra të ringritur mbi flirtin e bukurisë krijuese, bukurisë jetë, bukurisë natyrë dhe si e tillë ajo është shndërruar në pasqyrë e aspiratave, vlerave dhe mendimit më puritan për mbarë njerëzimin. Kjo shkallë e lartë vitaliteti njerëzor, ku fjala shndërrohet në mit dhe miti në produksion të gjenialitetit shoqëror  , ka deshifruar dhe deshifron figurshëm dhe pareshtur vetë qytetërimin tonë”.
Shoqëria njerëzore ka dialektikën e zhvillimit të saj me të gjitha oshilacionet që e shoqërojne, por ka dhe artistët e saj, që nuk e lënë të  shkatërrohet!”



Surname: SHELE
Name: AGRON
Birth date: 07.10.1972
Birthplace: Permet
Living place:  Belgium
Email:       sheleagron@yahoo.com
Web sitte: http://atunispoetry.com
                  http://agron-shele.webs.com



Agron Shele ka lindur, më 07.10.1972, në fshatin Leskaj, rrethi Përmet. Pas shkollës 8-vjeçare, përfundoi studimet e mesme dhe të larta në Tiranë. Që në moshë të herët ka qënë i apasionuar dhe impresionuar pas letërsisë, rrugë të cilën e bëri lajmotiv të jetës dhe përgjegjësi të zhvillimit intelektual të tij.

 Është autor i veprave letrare :

 Hapat e Klarës (roman)
 Përtej perdes gri (roman) 
 Imazh i rremë (roman)
 Pasazh i pafaj (poezi) 


Gjithashtu është bashkëautor dhe mundësuesi i publikimit të Antologjive Ndërkombëtare :

 Korsi e hapur -1
 Pegasiada 
 Korsi e hapur -2



Është pjesmarrës në aktivitetet Ndërkombëtare:

 1-Kongresit Ndërkombëtar Salaminë (Athinë) Greqi 2007
2-Mitingu poetik Gjakovë, Kosovë 2008
3-Takimet poetike Shkup, Maqedoni 2009 ,
4-Pjesmarrës në panairet Ndërkombëtare, Frankfurt (Gjermani), Luksemburg, etj 


Është bashkëorganizator i eventeve letrare :
 
 
 
1-Muza Poetike “Pegasi” 2008 – Gjirokastër-Përmet. 
2- Muza Poetike “Pegasi” 2009-Gjirokastër-Përmet-Sarandë-Tepelenë. 
3-Muza Poetike “Pegasi” 2010 – Gjirokastër-Përmet- Tiranë (Universiteti “Vitrina” ).
4- Muza Poetike “Pegasi” 2011 – Gjirokastër- Tiranë (Universiteti” Vitrina”) – Prishtinë.
5-Kongresi I Ndërkombëtar “Muza Poetike 2012″ – Tiranë (Universiteti” Vitrina”) – Prishtinë
6-Udhëtim Profilesh
7-Ditët e Plejadës
8-100 Mijë Poetë për Ndryshim 





 Është antar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Shqipërisë, antar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Botës (IWA) me qendër në Ohajo (SHBA) dhe antar i Poetëve Bashkohorë të Globit (WPS). Ka qënë Sekretar i Pergjithëshëm i Lidhjes se Poeteve dhe Shkrimtarëve Ndërkombëtare “Pegasi” Albania, deri në momnetin e shpërbërjes së kësaj lidhjeje letrare dhe tashmë është organizator i Bordit Drejtues Galaktika Poetike "ATUNIS".

 Proza dhe poezia e tij kanë tërhequr vëmendjen e kritikës letrare, për tematikën psiko-sociale dhe risinë krijuese, dhe si pjesë e mesazhit artistik por dhe individualitetit kreativ të shafqur, është publikuar në shumë gazeta, revista letrare kombëtare dhe Ndërkombëtare, si dhe është përfshirë në antologjitë botërore : Almanak 2008, WORLD POETRY YEARBOOK 2009 etj. Ka qënë pjesë aktive e Shoqërisë Civile në Shqipëri duke u trajnuar për menaxhim, projekte dhe lidership nga shumë Fondacione Ndërkombëtare, si : SOROS, REC, USAID, PNUD, UNICEF etj. Ështe Kryetar i Shoqatës "Rinia dhe Fëmijet" si dhe "Mjedisi në Komunitet".Aktualisht jeton në Belgjikë dhe vazhdon me përkushtim publikimin e vlerave letrare universale. 





Agron Shele was born in October 7th, 1972, in the Village of Leskaj, city of Permet. Is the author of the following literary works: “The Steps of Clara” (Novel), “Beyond a grey curtain” (Novel), “Wrong Image” (Novel) and “innocent Passage” (Poetry). Mr. Shele is also the coordinator of International Anthologies: “Open Lane,” “Pegasiada and Open Lane,” is a member of the Albanian Association of Writers, member of the World Writers Association, in Ohio, United States, and the coordinator of the International Poetical Galaxy “Atunis”. He is published in many newspapers, national and international magazines, as well as published in many global anthologies: Almanac 2008, World Poetry Yearbook 2009. Currently Resides in Belgium and continues to dedicate his time and efforts in publishing literary works with universal values. Has been an active member of the civil society in Albania while receiving training from USAID, UNDP, UNICEF. Is the chairman of the Societies “Environment and Community” and “Children and youngsters”. Is the recipient of various literary prices in Albania.





Geen opmerkingen:

Een reactie posten