dinsdag 15 mei 2012

Hapat e Klarës


ROMAN


SHTËPIA BOTUESE  "Marin Barleti“ 2003




HAPAT E KLARËS”

        ROMAN



Asaj




Autobusi rrëshqiste përgjatë luginës, ndërsa në mendje përpëliteshin të njëjtat fjalë. Fillimisht vinin të largëta, të mbytura, pastaj bëheshin të ashpra, tronditëse. Vërtet ndodhin kaq shumë gjëra në jetën e njeriut dhe gjithçka përmbyset marramendsh, për t’u ringritur më pas rrënqethshëm?! E ç’mund të ishte ajo që ngjalli tek unë kaq shumë përshtypje? Fjala është e ëmbël, e bukur, tingëlluese, por po kaq e hidhur, tronditëse, vrasëse. Loja me të është e rrezikshme, nuk fal, nuk qesh, por as hesht. Ajo, duke u ngatërruar mes fjalëve, pësoi peripecinë e saj. U trondit kur thashë se do të bëja diçka. Fillimisht u befasua, pastaj nënqeshi mosbesueshëm dhe, kur unë këmbëngula, u tremb.
- Nga ju mund të presësh gjithçka, por mos harro se do të pendohesh një ditë! - mbylli ligjëratën dhe u largua për të mbetur vetëm në kujtesën e gjatë.
Mendova të shkruaja menjëherë për të, por diçka këputej, nuk shkonte… Ishte largësia e botëve që na ndante, dy botë krejt të kundërta. Megjithatë, shijen e hidhur përhapur në perde të padukshme, e ndiej çdo çast…


Autori

Geen opmerkingen:

Een reactie posten