“Innocent passage”
Poerty
ΟΙ
ΑΓΓΕΛΟΙ ΛΓΚΑΙΝΟΥΝ
MUZA IME
Muza
ime!
Ç´bukuri
fsheh brenda muzgjeve?
Ç´ëndrra
rilinde përtej lirishtave?
Ç´këngë
këndon honeve të gremisura?
Ç´rreze
kërkon mbrëmjeve të ngrysura?
Muza
ime!
Qëndroj
majë shkrepit të heshtur,
heshtjen
godas mes të përjetshmes tretur.
Ngado
shoh perëndim të plakur,
më shfaqet
kudo agimi i ringjallur.
Muza
ime!
Vitet
dhe thinjat si vetë kreshtat,
zbardhin
nën mjegullat e fshehta.
Shpirti
i gdhendur nga pena thatime,
dridhet,
griset, tutje humbëtirave.
Muza
ime!
Mos
erdhe si mallkim ndër deje
a si
lojë luajtëse marramendshe?
Kundroj
sy vashe fshehur brenda teje
dhe
lotkthyerin në smerald.
Muza
ime!
Si
frymë e shenjtë shtyn në harrim,
pse
poetë u gdhimë në agim.
Vegimeve të
paqta jeta në vlim
Dita
shpejton dhe rrenben pa kthim!
Ëndrrat
e mia mbetën aty
Ëndrrat
e mia mbetën aty,
si
mijëra ajzbergë në oqeanin e pafund.
Mendja
depërton tutje fluturimth,
në
të tjera qiej, rrugëtimesh “plot mund“.
Ëndrrat
e mia mbetën aty,
netëve
pranverore, yjeshumë.
Copëza
ndjenje drithmojnë shpirtin
dhe
endën magjinë pëlhurë.
Ëndrrat
e mia mbetën aty,
si
zbardhja e dritës, në agim.
Me
mallin e vjeshtës në gji
dhe
... e pikat e shiut -trishtim.
Ëndrrat
e mia mbetën aty
mbi
harqe ylberësh, koloritë kuptimësie;
Të
bardhën ditë, shpresë dhe ngazëllim,
përthyen
shtigje “rrebelim“ poezie.
Ëndrrat
e mia mbetën aty
Të
formatuara ndjenjësisht...
Një
shikim i hedhur qiellit të tymtë
Konturim
frymor –figurë
statujisht...
***
Ëngjejt!
Demonët
dhunues braktisën,
Perdet
errëtuese
shpërndarë
në”Kumtër”.
U
zhdukën,
humbën
në vetveten e largët.
Qielli
shndriti
Ëngjëjt
zbardhën
zymtësinë
hapësinore.
Mikluan
shpirtrat e vdekur,
të
harruar;
farkëtuan
thundrat
e çelikëta,
shtresave
paqësore
fluturuan.
Në
Olimp vendoset drejtësia
Zeusi
premtoi drejtësinë e përjetshme,
të
fshehur,
të
ndalur prej shekujsh, e shekujsh.
Mëkatarët
kapën vetë mëkatarët
Dhuratën
më të shenjtë, për të tmerrshin“Had“.
Kudo
ithtarët brohoritën marrëzinë
dhe
kudo shtrënguan zinxhirë pafajësie.
Tetor
Mijëra
gjethevrara prekin trotuarin
Erë-
marrëzia shtyn edhe më tej,
Harresa
e largët pret ndanë qytetit,
të
mundë, më tepër të rrëmbejë,…
S´mbaron
këtu mëkat’ i filluar,
Zogjtë
e fundit nga shtëpia zbon,
Kur
mëngjezi shkopin e parë hedh,
lotvuajtjet
jetime asfaltin miklojnë.
Era
bredhacake turret poshtë liqenit,
Gjurmëkujtesat
gërvish thonjzhveshur,
E
nesërmja përcjell me fshesën ndër duar
Ankthin
e mbledhur, netëve të vonuara.
Anës
liqenit
Vjeshta
të harroi liqen, jo Unë.
Erdha
si gjithmonë pranë teje,
zbathur,
Vlagun
tënd më tepër të ndiej.
Valët
derdhen poshtë këmbëve,
dridhen,
përflasin;
khehen
sërish prapë tutje,
treten
humbëtirave të thella.
Dallëndyshet
u larguan,
Njerëzit
po ashtu,
veç
regëtima pulëbardhash
dhe
çapat e mi të vetmuar.
(Shkruhet
kujtesa në trajta papirusesh,
për
të rifreskuar kujtesën e shkuar…).
Gjatësi
valësh të lodhura,
muzg
mbi qelqin tënd,
Shirita
të ndritshëm, të prerë,
mendime
që nisen larg,
mendime,
që s’ndalin kurrë në vend…
Dritëhije
Perëndimi
tretet tutje në pafundësi
Dal
nga dalë dhe nata zbret pa kufi,
po
dhe vashat, në të linjta shtratin zënë,
kush
në ëndërr, kush e epur, kush dhe qan.
Qetësia
përçuditëse mbisundon,
nën
çapin harrakat ditë e vonë ,
mbi
lumenj fërgëlluar dot s´gëzon
dhimbje
lotësh mbart lugina poshtë.
Kush një
thikë zemrës i shtrëngon…
Ç´duhej
më për të dhe kjo jetë e zezë
Ajo
iku. Po tani i shkreti!
Si
”Romeo” përgjëron gjunjëzuar.
Më
fatkeqi, s´guxon ende të ngrihet,
I
mbetur në gjumë, nxirrosur si më s´ka
Natë
e errët, humbëtirë e pamatë
të
bardhin shpirt, e çon shumë larg.
Prit
të finishohet ky mallkim ndër deje:
Heshtje
varri, nënqeshje mizore.
Nata
arratiset, në pritsh ditën e re
çohu
i lumtur, zhytu në hare.
Jetën e re stis mbi gërmadhë
(Motiv Persian)
1
Mes
heshtjes tënde zemra plogështim,
Pse
brengat rendin muzgjeve valëzim,
Ëndrrat
harruar dergjen diku, larg,
Pikat
përçunduese ndihen prapë dritareve.
2
Psherëtima,
lot! Eh! Sa marrëzi!
Klithma
e verbuar çirret pa pushim;
kërkon,
rrëmben. Eh! Sa herezi!
Përplaset,
derdh, gjer në humbëtirë.
3
Ditët
fshikullon e largëta harresë,
Kohën rrethon
me flatra të gënjeshtërta ...
Pse
jeta rilindet gërmadhash kujtime,
dhe
shpirti dergjet lartësive - hidhërime?
4
Fjalë,
prapë fjalë. Eh! Të mallkuara!
Ku
shkoni kështu me kokën ndër duar?
Helm
dhe pështjellim villet pa pushuar,
Shkretia
e paanë zgjatet hijes tuaj.
5
Pranë
pemës vetmuar hapat kanë ndalë,
të
lodhur, të mundur, nga pritja e gjatë;
Krahët
e cunguar më nuk fëshfërijnë,
acari
i akullt dejeve lëvrin e lëvrin.
6
Dy
fjalë të vetme kujtesën shkallmojnë,
godasin
tërbimin me thonj mëkatorë,
Të
duan psherëtijnë. Më pas kthithmojnë.
Të
dua mbi gjithçka! Të dua, o shtrenjtor!
7
Diçka
ka ndodhur dhe atje mes yjesh,
E
përjetëshmja, premtuar dikur, në humbim,
Humbi
shkrepëtima, harbim i pafund...
Humbi
krenaria. Eh! Sa shumë rrënim.
8
Era
që nga larg. Sa shpërfytyrim!
Gjethet
i rrëmbeu, harresa mbulim,
Shiu
projektuar, nga gjithë ky mejtim
Shpirtin
e sfilitur godet pa pushim.
9
Ndër
supe mban flokë përlyer nga dhimbja,
Ndër
sy bredhin lot, helm dhe hidhërim
Ndër
buzë mërmërimat veçse pëshpërimë,
Në
shpirt s´ka më gaz. Eh! Sa pikëllim.
10
Jashtë
fishkëllen era leshragjatë,
Qetësinë
e thellë nga rrënjët shkallmon,
Fëshfërimë
e largët fshehur brenda shtratit,
Të
kujton vogëlushe. Jashtë bën shumë ftohtë.
11
Rrëfen
veç gënjeshtra, Hëna verdhësi,
Fshehur
pas një reje, diçka mërmërin,
Ëndrrat
më sqimtare ku i çon, s’dihet,
Qahet
dhe ankohet,nga yjet rrëzëllim.
12
Marrëzi
e nisur nuk njeh kurrë kufi,
Thuajse
gjithë bota, më nuk ka kuptim,
Vetmia
rrëqethëse si një llahtari,
Përpin
dhe thërmon kristalin e shpirtit.
13
Dita
kapërcen pragun e mundimit,
E
vrazhdët stiset drejt perëndimit,
E
akullt nata trazon gjumin,
Kërkon
si të mundet mes ëndrrave prej bore.
14
I
largët vjen hapi, dikur fluturonte,
I
shuar vjen zëri, dikur veç këndonte,
I
tretur vështrimi, dikur rrezatonte,
I
ftohtë rishfaqet, dikur përvëlonte…
15
Vështro
zbehtësinë, përhapet fshehur,
Rrëmbeu
fytyrën, synon gjithë kurmin.
Vështro
dhe arin, si ndryshoka ngjyrën
Ç´po
mbetet më pas,s’ngjan me “fytyrën“.
16
Mallkuar
qofshi, mjegulla të errëta!
Pse
i fshehni ëndrrat,thellë gjer në varr,
Mendoni
për vajzën, si shtrëngoni kthetra
I
janë turrur qelqit Hijet më të zeza.
17
Si
bulëza e vogël nën rrezen e parë,
Fluturoi
shpejt ëndrra më e parë,
Pse
zemra besoi rrahjen pa kufi
Dhe
shpirti nuk gjeti kurrë qetësi?
18
Shumë
dritareve mbetën me jetë
Dhe
shumë të tjera u mbytën në dert,
Tronditje
pësuan xhamat kristalinë,
Kthjellimin
robëruan mendimet kotësirë.
19
Shaminë
qëndisur me shumë pëllumba,
E
morën nga duart, s´dihet ku e çuan,
Kërkoje
nëpër qiell, netëve yjeshumë,...
Rrëmbyen
atë, ç´ka mundën të rrëmbejnë.
20
Në
mundsh qeshu, mes heshtësisë së kotë,
pranë
zjarrit ende,pret e përjetshmja
Zboji
dhe lotët nga sytë më brilantë,
Ndih
pas dëfrimit. Ndihu, shpirt, prej gazit!
21
Zgjatu
përtej skajeve, bardhësinë shtrëngo,
Ngjeshi
më fort buzët prapë dashuro,
Ditët
kapërcejnë, koha zë e thinjet.
Ç´duhet
vetëflijimi? Lulja pse venitet?
22
Vështro
nëpër jetë, ndih atë ç´shkon,
Ç´është
më e shtrenjta, rrëmbeje pa kthim,
S´është
frikë as ndroje,vetëm një harbim,
Përplasu
mes dallgëve, gjer në harrim.
23
Atje
ku vetë jeta, buzëqesh ngadhënjim,
Atje
dhe ëmbëlsia, ndjell në shpirt kuptim,
Atje
ku deti ngre dallgët shkumëzim,
Atje
dhe mbrëmje vonë, heq velin stolim.
24
Vogëlushe!
Ku po shkon këtë natë?
Nëpër
gjurmë fantazme,endesh prapë,
Ngrije
harkun, shpërtheje sfondin gri,
Në
mundsh, hap të bardhin, fatlumin shpirt.
25
Larg
prej brengës, trishtit që ke mbjellur,
Jeto
jetën dhe mos kij kurrë të ndrojtur,
Larg
prej vrerit- herezi dhe pashpresim,
Kërko
rreze ngrohtësie dhe shkëlqim.
II
1
Ngrihu
mbi vështrim, shiko atje lart,
Flaka
e përpin pyllin harrakat,
Të
djegë ç´të mundë pluhur edhe hi,
Të
zhduket nga dheu fjala „pabesi“.
2
Nuk
ke përse hesht, kroit ujëshumë,
Lisi
shekullor degët i përkund,
Fëshfërimë
e lehtë, ç’ ndjell në zemër di,
Vrapo
e rend e gëzueshëm, si një risi.
3
Magjinë
e bilbilit, të vetmen dëgjo...
Eh!
Ky zë i rrallë. Ujëvarat i zgjon.
Foli
zemrës etur, shprehu si di ti,
Kërkoji
të artëzuarën, zgjoji dashuri.
4
Si
yll i larë shfaqu, vogëlushe,
Si
ëndrra më e parë, ago lumturi,
Si
hyjneshë e tokës, detit dhe e qiellit.
Rrezato
shkëlqim dhe tejpashmëri.
5
Ndalu
në lëndinën- lule erëmirë,
Përkëdhel
petalet, puthi pa pushim,
Aromë
dhe jetë shpërthen në lirishtë,
Gaz
dhe hare për ty rubair.
6
Mos
harro të endesh nëpër bukuri,
Shpalos
krahët e bardhë, nëpër mjegulli,
Kapërce
vetveten, flake errëtinë,
Hidhu
në dalldi, digju përsëri.
7
Një
ditë patjetër dikush do të vijë,
Do
të marrë dorën edhe do të puthë,
Do
kërkojë flokët, ku mallin të fshijë,
Do
falë gjithçka, do falë mrekullinë.
8
Ngjyrë
e tejpashme, e shumë kërkuar,
Përlotjen
e syve ktheje në smerald,
Hidh
vështrimin tutje, përtej ngjyrës blu,
Shijo
me gaz jetën, shijoje pa fund.
9
Nëse
ëndrrat qeshin, lëri, mos i tremb,
Zhytu
thellë mes tyre, lundro në hare,
Krahët
mos i zgjat kot në zbrazëti,
Përjeto
të bukurëzuarën deri në agim.
10
Vitet
fluturojnë, vitet s´njohin kthim,
Freskia
venitet, brehet pa pushim,
Shkallmoji
dritaret, ç´vlen gjithë ky mejtim,
Rrëmbe
më të shtrenjtën, rrëmbe dashurinë!
11
Nga
pluhuri u ngrite, prapë do të shkosh,…
Ç´do
t’i shpiesh varrit? Lëngatën e kotë?
Nxito!
Sa je. Ç´ke humbur, fito,
Shembi
gërmadhat. Jetë të re ndërto!
12
U
trete. Po çmendesh? Ç´ndien në brendësi?
Shijen
më të hidhur përtyp në shkreti.
Nuk
e sheh natyrën? Qeshas në blerim
Dhe
plagëvjetrat i fsheh pa përtim.
13
Derdhu
sërish rrugës, njëlloj si dikur,
Vështro
në sy jetën, përsëri qesh,
Buzë
edhe gaz, zemër edhe zjarr,...
Fale
dashurinë,… Pse të ngelet peng?
14
Një
ditë do vdesësh, kjo s’ka dyshim,…
Ç´kuptim
do të ketë fjala “Lamtumirë!”?
Ç´duhet
pra kjo jetë, jetë e drithëruar?
Mos
mendo mëkatin, përjetimin dashuruar.
15
Prapë
do të afrohen, më shumë do të duan,
E
qetë në shpirt, do ndiesh lumturimin,...
Ndjenjën
e amshuar, çoje gjer në dhimbje,
Dashuro
si e marruar. Dashuro dashurinë!
16
Të
vetmet çaste, plot kënaqësim
Mos
i fsheh zhargonëve, ndrojtje përsëri...
Vrapo,
si të mundesh, gjer në dalldi
Çmende
të pashtershmen gjer në ulërimë.
17
Ngado
rend harbimi, kudo netët në zgjim,
Diku
nëpër rrethina yjet në shoqërim,
Shpirti
më i etur, pangopësi në vlim,
Çaste
më të ëmbla zbojnë mërmërimin .
18
Ëngjëlli
dritëplotë si trembet furtunës,…
Retë
le të mblidhen, qielli të errësohet,
Rrezja
më e fortë e shpërtheka vullkanin,
Ndjenja
më e hollë ëmbëlson nektarin.
19
Mos
harro të jesh, jashtë fëshfërin,
Dëgjo
cicërrimat, falu ëmbëlsi,
Vështroje
njeriun, gjithë ngazëllim,
Merre
pa frikë jetën, merre si të vijë.
20
Gëzoju
të tashmes, mëso të jetosh,
Mos
lër asnjë çast. Pse të shkojë bosh?
Forca
e rilindur tjetër vrullim kërkon,
Zemra
s´bën mëkate, zemra dashuron.
21
Vrikthin
e fuqishëm çoje gjer në fund,
Dimri
le të trembë, prapë në fryjim,
Kapu
fort pas thonjëve, mbahu thellë në blu,
Buzëqeshe
rrezen, përshëndetu në qiellim.
22
Ëngjëlli
dritëplotë, prapë sillet rrotull,
Portën
mos e mbyll, pa dyshim do vijë
Gjer
në zemrën tënde. Eh, Ç’rrugë që po endet!
Gjer
në shpirtin tënd, ndoshta do të tretet.
23
Vështro
horizonzin, tutje pa kufi,
Vështro
atë ç´fshihet, kërko dlirësi,
Rrëmbe
ëmbëlsinë, mbaje thellë në gji,
Falju
jetë jetës, gjer në çmendurim.
24
Buzët
kërkojnë afshin që të ndizen gjak,
Zemra
kërkon zemrën të shpërthejë zjarr,
Dora
kërkon dorën në këtë romancë,
Tingujt
melodrojnë mbrëmjen më të artë.
25
Dhuratë
më e shtrenjtë nuk njihet gjer sot,
S´dihet
sa djersiti më i madhi Zot,
Fali
dashuri kudo nëpër botë.
Përse
në ngurim? Nuk e solli kot!
26
Veten
akuzon, botën e mallkon,
E
hidhur pa shpresë, përse tingëllon,
Përflet
e mërmërin kohën pa pushim,
Ngrihu
përmbi “Unin“të shikosh më mirë.
27
Vështro
plot guxim, shih atë ç´shkon.
Mos
qëndro në hije, hija të verbon,
Nuk
ka kurrë trishtim, kur me gaz jeton,
As
monotoni,veç kur përgjëron.
28
Këput
një trëndafil herët në mëngjes,
Merri
flakërimën, vëre përmbi gjoks,
Merri
bukurinë shndrit si diamant,
Merri
dhe aromën, dehu si e marrë.
29
O
zemër zjarr, o shpirt thellim,
Si
frymë e shenjtë shty në harrim,
Të
shkrihesh a vdesësh, s´përbën çudi,
Copë
e thërrime nën qiellin dashuri.
Geen opmerkingen:
Een reactie posten