ROMAN
SHTËPIA
BOTUESE "Marin Barleti“ 2003
“ HAPAT
E KLARËS”
ROMAN
Asaj
Autobusi
rrëshqiste përgjatë luginës, ndërsa në mendje përpëliteshin
të njëjtat fjalë. Fillimisht vinin të largëta, të mbytura,
pastaj bëheshin të ashpra, tronditëse. Vërtet ndodhin kaq shumë
gjëra në jetën e njeriut dhe gjithçka përmbyset marramendsh, për
t’u ringritur më pas rrënqethshëm?! E ç’mund të ishte ajo që
ngjalli tek unë kaq shumë përshtypje? Fjala është e ëmbël, e
bukur, tingëlluese, por po kaq e hidhur, tronditëse, vrasëse. Loja
me të është e rrezikshme, nuk fal, nuk qesh, por as hesht. Ajo,
duke u ngatërruar mes fjalëve, pësoi peripecinë e saj. U trondit
kur thashë se do të bëja diçka. Fillimisht u befasua, pastaj
nënqeshi mosbesueshëm dhe, kur unë këmbëngula, u tremb.
- Nga
ju mund të presësh gjithçka, por mos harro se do të pendohesh një
ditë! - mbylli ligjëratën dhe u largua për të mbetur vetëm në
kujtesën e gjatë.
Mendova të shkruaja menjëherë për të, por diçka këputej, nuk shkonte… Ishte largësia e botëve që na ndante, dy botë krejt të kundërta. Megjithatë, shijen e hidhur përhapur në perde të padukshme, e ndiej çdo çast…
Autori
Geen opmerkingen:
Een reactie posten