Imazh i Rremë
Roman
Kap I
Ishte
një nga ato mbrëmjet e freskëta të fillim Parnverës,ku dielli
largohej drejt perëndimit të plakur,ndërsa yjet e parë kapeshin
fort pas grisë së qiellit. Edi hapi dritaren e dhomës,e cila
shikonte nga qendra e qytetit dhe hodhi vështrimin e lodhur tutje,pa
asnjë pikësynim.Godina trekatëshe siguronte një pamje të
gjerë,gati kontrollonte gjysmën e bulevardit,që në mbrëmje të
tilla,gumëzhinte nga zërat e njerëzve.I ndodhte shpesh të
qëndronte gjer vonë,meditonte të shkuarën sipas mënyrës së
tij,përfytyronte hapat e padukshëm të Suelës,që shkelmonin
gjithë ndërgjegjien.Ndikimi i saj ishte shumë i fortë,nuk bënte
asnjë përpjekje për t´a larguar,bashkëjetesa me të dukej gati e
pashmangshme.Shfaqej e heshtur,nuk fliste asnjë fjalë,mbartëte me
vete një trishtim të thellë,fytyrën e mbulonin flokët e
gjatë,ndërsa vështrimi depërtues dukej sikur e fajësonte ç´do
çast.Ditët e bukura plot ëndrra dhe dritë,humbisnin udhëkryqit
të madh,që ndante pakuptimësia e botës çorientuese.Mbrëmja e
fundit trokiste gjithmonë zhurmshëm.Gjithçka mbaroi,atje ku dhe
nisi. Shkëmbi i madh qëndronte i palëvizur,vazhdonte të priste
dhe të përcillte valët.Pjesa e ngushtë e ngritur disa metra mbi
det,mbrojtur me fanatizëm nga masivi i gurtë,i krahut
lindor,formonte një strehëz të fshehtë.Përpara shtrihej plazhi,i
cili merrte një gjerësi të mjaftueshme në të dy krahët .Kishte
shkuar herët ,vetëm peligrinazhi i natyrave të ndryshme
ujë-tokë,vazhdonte normalisht.Hodhi vështrimin përpara.Shiriti i
ndritshëm mbi det tkurrej së bashku me kuqërremtësinë e
perëndimit të diellit.Muzgu varej ngadalë,këtë rit përsëriste
gjithmonë,mjaftonte që në horizont të largoheshin rrezet e
fundit.Yjet e parë nisën të përshndesnin së largu,ashtu të
vegjël,të brishtë,shkrepëtinin verdhësinë në trajtë
mjegulluese.Deti gulçonte,gjithë masivi i tij fshehte notat më
mistike,këngët e zjarrta të dashnorëve,lotët e hidhur të
takimeve të ndaluara ,mallin dhe dhimbjen e patreguar.Puhia e lehtë
vraponte në gjithë gjatësinë,misioni i caktuar as e lodhte,as e
besdiste,kështu kish vepruar gjithmonë dhe gjithmonë do e
përsëriste vrapin e çmendur.Hapat e vetmuar kishin lënë gjurmë
të thella në ranishten,që ruante ende ngrohtësinë
sipërfaqësore,të mbledhur nga dita e gjatë.U afrua pranë
detit.Kurioziteti e nxiti të sodiste me shumë vëmendje hapin më
të gjatë të valës,e cila kalonte fare pranë këmbëve.Provoi të
merrte një melodi të shkuar,tingëllima e saj në shtresat
sipërfaqësore, kumboi mjerueshëm.
“-Ç´po
ndodh me mua kështu “
Vetëm
kjo pytje ngriti krye në atë çast trazimi,ku shkretia e pa anë
dukej se përpinte. Heshtje varri dhe gjatësi valësh të lodhura
përmbyllnin si një rreth vicioz,gjithë karakatinën shpërfytyruese
të qënies.Kapi një guralec,e shtrëngoi fort për një
moment,pastaj e vështroi sikur aty të ishte mbledhur gjithë
fati i tij,dhe e flaku tutje pa mëshirë.Gjithçka dukej se do të
mbetej aty.I erdhi të bërtiste në kupë të qiellit,të çirrej si
të mundëte,por kjo nuk do përbënte asnjë kuptim.Filloi të
ndjente ftohtë.Imagjinata e ngriti trupin e saj në këmbë,e
2
bëri
të rendëte njëlloj si dikur,flokët që i donte aq shume dhe i
puthte pa pushim,i´a merrte era dhe luante me to.Veshët kumbonin
fjalët magjike, premtimin e madh që kish marrë po aty.
”Sikur
të kisha 1000 zemra,do t´i jepja të gjitha,
por
Unë një zemër kam,dhe këtë do t´a jap 1000 herë“
Ç´do
gjë ishte rrokullisur së prapi.Në këtë djall vendi kishte
provuar puthjen e saj,ndërsa sot përballej me klithmat
çjerrëse të kujtesës rrëqethëse.Dëgjoi një zhurmë të
lehtë,më pas njolla e bardhë nisi të zmadhohej dhe shquhej më
mirë.Hapi sytë fort,i dukej sikur qe ngritur nga një gjumë i
rëndë.Ishte “Ajo”.Duhej të ish çmendur,që vinte gjer
atje,dhe për më tepër me karrocë.Shkoi drejt saj.Vështrimi u
mbërthye mbi këmbët e ngrira dhe thellë në shpirt ndjeu një
dhimbje therëse.
-Suela!Nuk
duhej të vij-dhe e shkundi fort nga supet.
-Duhej
t´ju përshëndesja.
-Unë
vërtet do largohem nga ky qytet,por kjo s´do të thotë ,se
gjithçka midis nesh përfundoi.
-Ti
nuk je i detyruar,që gjithë jetën tënde t´a kalosh pas karrocës
time.
-Mos
fol marrëzira.Kjo gjendje është e përkohshme.Ti do shërohesh
shpejt.
-Ndodhi
ajo,që s´duhej të ndodhte.
-E
kuptoj ankthin tënd,por së bashku do e kapërcejmë këtë gjendje.
-Ndihem
shumë e lodhur Edi.
-Njeriut
në jetë i takon të përballet me shumë probleme,por kjo s´do të
thotë,se ato do paracaktojnë fatin e tij.
-Asgjë
s´mund të ndryshojë tani.
-Në
emër të kujt morali duhet t´i shkatërrojmë ëndrrat tona-foli i
nxehur ai.
-Të
atij morali që më dhunoi dhe flaku në mes të rrugës si një
leckë pa vlerë,dhe që sot më mban të ngujuar në këtë
karrocë të mallkuar.Ç´farë lumturie pretendon nga një e
gjymtuar.
-Ti
nuk mund të bëje asgjë.Rëndësi ka,që nga gjithë ajo situatë e
rrezikshme, shpëtove në fill.
-Më
mirë të kisha vdekur atje,se sa t´a shtyj jetën kështu,për më
tepër më duhet të përballem me ndjenjën e inferioritetit.Më
duket sikur më shikojnë të gjithë,më përflasin pas
shpine,ndoshta u ngjall keqardhje.A e kupton se sa poshtëruse
është! –ngriti zërin në fjalët e fundit ajo.
Ai
filloi t´a qetësonte,ndërsa pakuptimësia e veprimeve të saj e
çoroditi të tërin.Hoqi xhaketën xhins dhe i´a hodhi krahëve.Në
ato momente ajo përpiqej të shfrynte gjithë mllefin e
mbledhur,pafuqinë për të ndryshuar atë pjesë të keqe të
jetës,e cila e rrëmbeu nga bota e madhe plot dritë dhe e
shpërfytyroi gjer në atë pikë,sa sot i duhej të zvarritej
rrugëve
pa
krye.Faqet e zbehta dhe lotët e nxehtë,shprehnin qartë trishtimin
e thellë,që ndjente në
3
shpirt.Ai
e shoqëroi gjer tek shtëpia.Para se të largohej,puthi flokët e
saj të artë dhe i shtrëngoi fort duart e akullta.
-Do
kthehem shpejt.
-Lamtumirë
Edi!-tha ajo me gjysëm zëri-dhe me një stërmundim të madh,i dha
karrocës përpara.
-
Suela-thirri më pas ai.
Vetëm
kërcitja e rrotave dhe më pas një shugëllimë e rëndë porte,do
të linte pas shijen më të hidhur,do të kriste përfundimisht
pafajësinë shpirtërore dhe do të hermetizonte ëndrrat më të
bukura.
4
KAP
II
Pushimet
e fundjavës nuk krijonin ndonjë emocion të veçantë tek
Edi.Zakonisht pinte ndonjë kafe para hotelit,ose shkonte në zyrë
dhe zhytej mes shkresurinave të shumta,që të lehtësonte punën
për javën tjetër.Atë ditë shkoi tek lokali i preferuar,u ul në
ambientin e jashtëm dhe porositi një makiato.Mendoi të kalonte një
pjesë të kohës aty dhe më pas të shkonte në stacion,për të
pritur Beson.Përpara lokalit shtrihej trotuari i ngushtë,i cili në
këtë fundjavë gjallërohej së tepërmi nga hapat e shumtë të
kalimtarëve.Ai qëndronte në tavolinën e tij,hidhte ndonjë
vështrim të zbrazët nga rruga kryesore dhe më pas humbiste në
mendime të trishta.Një grup vajzash hynë në lokal dhe u ulën
përballë.Vështrimi indiferent u gjallërua menjëherë,kur njëra
nga vajzat i riktheu emocionet e dikurshme. Qerpikët e gjatë,të
cilët shkëlqenin nga rimeli i syve,dhe për më tepër flokët e
artë,e tronditën thellë.Për një moment u përfshi nga një
hutim i pazakontë,dhe ashtu i shpërqëndruar,filloi të bënte
veprime të pakontrolluara.I dukej sikur Suela kishte zbritur nga një
botë e tërë ëndrrash dhe qëndronte përballë tij,me atë pamjen
e saj prej stoikeje.Vështimi zhbirues i Edit e vendosi vajzën në
siklet ,fillimisht u skuq në fytyrë,më pas u përpoq që t´a
kalonte këtë gjendje me mospërfillje.Ai qëndroi dhe pak në atë
ambjent,më pas u largua drejt stacionit të autobuzave,duke marrë
me vete emocionet e papërsëritshme,që i kishte dhuruar dita
e re.Sheshi i parkimit gumëzhinte nga zhurma e udhëtarëve,i cili
në pamje të parë krijonte përshtypjen e një rrëmuje të
madhe.Mes fluksit të njerëzve,arriti të shquante shokun e tij,i
cili si gjithmonë karakterizohej nga një natyrë e gjallë dhe plot
optimiziëm.
-Ke
shumë kohë këtu?-tha Besua –dhe u përshëndet me të.
-Jo!
–u përgjigj shkurt ai.
-Me
projektin e ri ç´farë bëhet?
-Ç´do
gjë sipas parashikimit.
-Në
rregull atëherë.Ulemi diku,sepse ndihem shumë i lodhur.
-Shkojmë
tek ”Rozenbergu”.Atje ambienti është vërtet shlodhës.
Përshkuan
rrugën kryesore duke shkëmbyer biseda të zakonshme,dhe u drejtuan
për tek vendi i caktuar.Ngjitën shkallët në formë spirale.Sa
hapën derën e xhamtë,u përfshinë nga një muzikë e qetë.Zunë
vend në një kënd dhe bënë porosinë menjëherë.
-Si
i´a ke kaluar?-pyeti Besua-dhe e vështroi gjithë kërshëri.
-Gjëra
interesante kanë ndodhur.
-Arrite
të flisje me Suelën.
-Ti
e di,që ajo nuk e hap telefonin,megjithëse nuk eshtë në qytetin e
saj.
-Pse
ku ka shkuar?
-Eshtë
në Itali.Ka shkuar për të bërë operacionin tjetër.
-Kush të
tha?
-Fola
me Martinin.Për gjithçka që ndodh atje,më njofton ai.
5
-Vërtet
beson se një ditë Suela do ecë me këmbët e saj.
-Nuk
e di.Gjendja e saj më tmerron.Ndoshta duhet t´i qëndroja më
pranë.
-Ti
bëre çmunde.Ajo është mëse e ndërgjegjshme Edi.
-Megjithëse
unë kam mbetur peng i saj.
-Pak
më parë fole për gjëra interesante.Nuk e kuptoj se ku është
veçantia e kësaj bisede.
-As
vetë nuk e besoj.Ndodhi krejt rastësisht.Para se të vija në
stacion,u ktheva tek lokali ynë i preferuar.Mora një makiato,me të
vetmin qëllim që të kaloja disi kohën.Isha tërësisht i
shpërqëndruar,kur në atë ambjent hyri një grup vajzash.Midis
tyre ishte dhe Suela.
-Nuk
të kuptoj.Para pak çastesh the,që ajo ka shkuar në Itali për
operacionin tjetër,tani thua që ishte në qytet.Të lutem!Mos
luaj me mua.
-E
kam seriozisht.Shëmbëlltyra e saj qëndronte përballë meje.U
shtanga në vend.Vazhdoj të mos e besoj edhe në këtë moment.
-Nuk
më duket e arsyeshme,që ti të rendësh pas të shkuarës tënde.
-Ndoshta
po tregohem pragmatist Beso.
-Mendoj
se nuk duhet të ushqesh iluzione të kota.Unë e kuptoj vështirësinë
tënde,për t´u shkëputur nga ajo pjesë jete,e cila të fali
gjërat më të bukura,por njeriu duhet të shikojë përpara.
-Më
duhet të rifitoj qetësinë e humbur.
-Ke
nevojë për një fillim të ri.
-Nganjëherë
gjërat rrjedhin në mënyrë të pakuptimtë.Pse duhej të
përballesha sot me imazhet e dikurshme.
-Më
fal për ndërhyrjen Edi,por nuk mund të qëndroj indiferent.Mendon
se tek shëmbëlltyra e Suelës do gjesh të njëjtën natyrë dhe
karakter?Në qoftë se nesër do përballesh me një tjetër
njeri,atëherë e kupton dot se ç´farë zhgënjimi të pret?
-Nuk
arsyetoj dot në këtë moment,por s´mund t´a lejoj humbjen e këtij
rasti,që për mua ishte një dhuratë,dhe për më tepër bashkon të
shkuarën me të ardhmen.
-Atëherë,ç´farë
do të bësh?
-Do
përpiqem t´a takoj.
-Por
ti as nuk e njeh!
-Nga
bisedat e tyre,kuptova që ishte studente.
Pas
këtij debati,tingujt muzikorë u bënë më të fortë,por në
kontrast të plotë me atë ambjent,veshët e tyre precepetonin
zhurmshëm natyrën njerëzore të ngatërruar.Kur dolën jashtë,Edi
mori frymë i lehtësuar.I dukej sikur ishte çliruar nga një
ngarkesë e rëndë shpirtërore,dhe nuk i mbetej gjë tjetër,veç
të kontaktonte sa më parë,për të vendosur përsëri ekuilibrin e
humbur.Në hollin e hotelit u nda me Beson,ngjiti shkallët për në
katin e tretë, përshkoi koridorin e gjatë gjer në fund dhe hyri
në dhomën e tij.
Hapi
dritaren dhe ashtu në gjendje të turbullt hodhi sytë nga bulevardi
kryesor,i cili në
orët
e tilla të mesditës dukej i boshatisur.Jashtë ishte shumë
bukur.Dielli vazhdonte të shpërndante rrezet e tij të
ngrohta.Parku i vogël që rrethonte hotelin në formë gjysëm harku
6
ruante
të njëjtën qetësi me ambjentin.U largua nga dritarja dhe u ul tek
tavolina e punës.Gjithçka ishte në vend,edhe lulet e mimozës,të
cilat kishin gati dy ditë që qëndronin në një vazo me ujë,ruanin
të njëjtën freski.Provoi të buzëqeshte,por thellë ne shpirt
ndjeu trishtim,shqetësim që provokohej haptaz nga dualizmi i
gjendjes afektive.I duhej të ecte midis dy botëve të kundërta,të
përplasej me ndjenjën e pafajshme të dashurisë së vërtetë,ose
të përjetonte mundësinë e imazhit të rikthyer ,thjesht për
të plotësuar boshllëkun e madh ,që ndante koha.Në ç´do hap të
hedhur ndihej dobësia për t´u përballur me realitetin e ri,sepse
mendimet e trazuara ndërthureshin me kujtesën e lodhur.
***
Mbrëmjet
pranverore i kishin rikthyer gjallërinë bulevardit kryesor.Edi,i
cili nuk donte të humbiste asnjë rast,kishte filluar të
frekuentonte lokalet pranë rrugës.Dëshironte të takohej patjetër
me atë vajzë,e cila ç´do ditë e më tepër i shtonte
ankthin.Rasti e solli,që midis fluksit të madh të njerëzve,të
shikonte siluetën e saj.Ishte me një grup shoqesh,të cilat në
mënyrë krejt normale bënin xhiron e mbrëmjes.U ngrit nga
tavolina dhe instiktivísht filloi të ndiqte grupin e tyre.Ato
përshkuan interarin e zakonshëm dhe kur u kthyen pas,u gjendën
përballë tij.Vetëtimthi sytë e Edit u kryqëzuan me sytë e saj,e
cila për një moment u hutua plotësisht dhe në fytyrë përveç
skuqjes,u stampua dhe ndjenja e frikës. Gjendja e krijuar nuk do të
zgjaste shumë.Njëra nga shoqet e shkundi fort nga krahu dhe i bëri
shenjë që të shkonin.Hapat e hedhur,shprehën qartë tronditjen e
thellë që shkaktoi ky takim i beftë,ndryshe nuk mund të
shpjegohej gjithë ai shqetësim,që reflektohej tek ajo.Edhe Edi nuk
e përjetoi me shumë qetësi këtë përplasje kaq të shpejtë,pasi
mundësia për të arritur gjer atje,nuk ishte e lehtë.Në ato çaste
shpërqëndrimi,e vetmja ide që i lindi në kokë,ishte që të
ndiqte pa rënë në sy grupin e vajzave,për të mësuar
vendndodhjen e tyre.Pamja e kufizuar,e detyroi që të ruante një
distancë jo të largët,vetëm kur ato morën kthesën për në
konviktin e studenteve,u lehtësua disi.Gjërat ishin më të
thjeshta,kur bëhej fjalë për vajza që jetonin në mjedise të
tilla.U kthye pas,dhe u drejtua për në bulevardin kryesor.Donte të
endej nëpër rrugë, mundësisht të pinte dhe një gotë më tepër
alkol,vetëm kështu do arrinte të shfrynte mllefin e mbledhur nga
koha.Dëshirën e shfrenuar e ndali telefonata e Besos,i cili e
ftonte për të darkuar së bashku.Hyri në restorant.Në atë
ambjent të vogël nuk ishte vështirë për t´u orientuar drejt
tavolinës së prenotuar.Pamja e Sokolit e çuditi,sepse ai nuk
kishte dijeni për kthimin e tij në qytet.U takua me të,përshëndeti
dhe Beson,i cili nënqeshte pa reshtur dhe u ul në vendin e tij.
-Më
në fund u plotësua grupi-tha Sokoli-dhe vështroi shokët në sy.
-Normalisht-u
shpreh me ironi Besua.
-Si
i´a kalove nga metropoli?
-Edi!Vërtet
mendon se ka shkuar në seminar!
-Unë
besoj,se e ka vlerësuar seriozisht kualifikimin,i cili
patjetër do t´i hapë një prespektivë të re.
7
-Ju
doni të talleni,por po ju paralajmëroj,se nëse trokisni në zyrën
time ,nuk kam për t´ua hapur derën- tha Sokoli-dhe u shkri së
qeshuri .
-Ti
lëmë shakatë –ndërhyri Besua,por mos harroni se nesër do japim
llogari në lidhje me detajet përfundimtare të projektit.
-Unë
jam në seminar.
-Lëri
justifikimet Sokol.Kjo është puna jonë dhe ne duhet t´a mbrojmë
me ç´do kusht në këshillin teknik.
-Ke
shumë të drejtë Edi.Nuk duhet t´a harrojmë situatën e rëndë
që u krijua nga drejtoria.
-Për
zotin ndërroni temë,se e kthyem restorantin në zyrë-u ankua
Sokoli.
-Në
rregull atëherë.Nesër do tregojmë vlerat tona.Ne e pranuam këtë
sfidë dhe patjetër do t´ia dalim mbanë-mbylli ligjëratën Besua.
Bisedat
e tjera u zhvilluan në mënyrë krejt normale,ku jo në pak raste
përflitej dhe ndonjë çapkënllëk i moshës.Edi ishte vendosur në
rolin e dëgjuesit,ndërhynte shumë rrallë,duke treguar kujdes që
të mos bëhej pjesë e debatit.Darka përfundoi si gjithmonë,paguan
llogarinë dhe u larguan me hapa të qetë.Tek holli i hotelit u
shpërndanë,për t´u mbledhur sërish të nesërmen.Pinë kafen e
mëngjezit tek bari i instuticionit dhe shkuan menjëherë në
zyrë.Kontrolluan edhe njëherë dokumentat, mbyllën dosjet dhe
rreth orës 10-00,u paraqitën tek këshilli teknik.Besua dhe Sokoli
zunë vend tek tryeza e madhe në formë rrethore,ndërsa ai u ul
përballë drejtorit,i cili i hodhi një vështrim skeptik,vështrim
që shprehte qartë marrëdhëniet midis tyre.Për gati dy orë,mes
debateve dhe qarkullimit të shpeshtë të dokumentave,projekti
përfundimisht u miratua.Kur dolën në koridor,shokët përqafuan
Edin dhe i shprehën konsideratat më të larta,për kurajon e fortë
që tregoi në atë ambjent vërtet provokues.Drejtori gjatë gjithë
kohës kishte mbajtur qëndrim mosbesues dhe këtë nuk e lidhte me
profesionalitetin,por me moshën e tyre të re.Ky ishte rasti më i
mirë,për të vendosur ekuilibrin e humbur në instuticion,të cilin
duket se e arritën pas shumë peripecish.Festa e tyre zgjati gjer në
mesnatë,vetëm ndërhyrja e kamarierëve ,i kujtoi se duhej të
largoheshin.Kur dolën jashtë,ndjenë menjëherë freskinë e ajrit
të pastër. Kopsitën xhaketat e holla dhe shpejtuan hapat.Tek
hoteli,përshëndetën portierin,i lanë një paketë cigare sipas
zakonit të vjetër dhe ngjitën shkallët pa bërë zhurmë.Edi hapi
derën me kujdes,hyri brenda,nuk e ndezi fare dritën,por ashtu në
gjysëmerrësirë u përgatit për gjumë.Provoi të flinte,por ishte
e kotë.Sytë e mbërthyer në tavan, parakalonin pasazhe nga më të
ndryshmet.Mendimet e shumta përplaseshin me njëri-tjetrin dhe
përftonin ndjesi nga më të çuditshmet.I duhej të përballej me
gjendjen e dyzuar shpirtërore,e cila e çonte shumë më larg,duke
mbivendosur portrete,që zgjateshin hijeve të prera.
KAP
III
Nata
mblodhi krahët e stërgjatur,për t´i lëshuar vendin agimit të
ringjallur,i cili filloi të zbardhte qytetin
gjithandej.Yjet,megjithëse e kishin humbur shkëlqimin vezullues,
vazhdonin të kapeshin ende nëpër qiell.Një tis i hollë smogu
qëndronte pezull,duke përfolur pareshtur ndotjen e ambjentit.Edhe
qetësia e thellë pësoi krisjet e para,tek tuk ndizej ndonjë
dritë,kërciste ndonjë portë,ose mund të shikoje në rrugë
ndonjë kalimtar.Edi kontrolloi orën,hodhi një vështrim të
shpejtë përreth dhomës,për t´u siguruar se ç´do gjë ishte në
rregull,dhe u nis për në stacion.Duhej të kapte autobuzin e
parë,në të kundërt nuk mund të arrinte dot në takimin e
organizuar nga fondacioni,i cili mbulonte një pjesë të mirë të
zbatimit të projektit.Shkoi tek autobuzi i linjës dhe zuri vendin e
tij.Nuk ishte rehatuar ende në ndenjëse,kur në koridorin midis dy
rreshtave vuri re“vajzën“,e cila kontrollonte për numrin e
sediles së saj.Ai u ngrit menjëherë në këmbë dhe e ftoi të
ulej pranë tij.Vajza u ndje ngushtë për momentin,por rrethanat e
detyruan që të zinte vendin e diktuar. Fillimisht nuk foli asnjë
fjalë,uli kokën dhe u përpoq të fshihte emocionet ,të cilat
dukej se e kishin përfshirë të gjithën.Edi i vetëkënaqur nga
kjo suprizë e këndëshme,hidhte ndonjë vështrim vjedhurazi dhe
buzëqeshte pa reshtur.Ajo e kuptonte pozicionin në të cilën
ndodhej,prandaj bëri përpjekje maksimale,për të ruajtur
qetësinë.Atij i pëlqente të luante me vajzën,natyra tepër e
sigurtë do fitonte patjetër mbi ankthin e saj.
-Më
fal për ndërhyrjen-theu heshtjen i pari ai-por besoj se ndajmë të
njëjtën rrugë.
-Faleminderit
për prenotimin e vendit-tha ajo me ironi.
-Për
mua është kënaqësi.
Ajo
nuk foli,por hodhi vështrimin nga xhami,për të shmangur bisedën e
nisur.Edi nuk mund të dorëzohej kaq lehtë,dhe për më tepër nuk
duhej të lejonte heshtjen e krijuar.
-Udhëtoni
shpesh?
-Me
raste-u përgjigj ajo.
-Atëherë
duhet të keni ndonjë punë të ngutshme!
-Jo,por…
-S´ka
problem.Nuk je e detyruar të japësh shpjegime.
Ajo
nuk u përgjigj,por kuptohej qartë se biseda e nisur,i kishte bërë
shumë përshtypje.
-Ndoshta,do
të ishte më e thjeshtë për mua,që t´ju drejtohem me
emër-ndërhyri jo pa qëllim ai.
-E
vlerësoj interesimin tënd-tha ajo-dhe buzëqeshi për herë të
parë,pas gjithë atij ankthi,që reflektonte në të gjitha veprimet
e saj.
-Unë
jam Edi.
-Emri
im është Enisa,shkurt Eni.
-Atëherë
gëzohem që u njohëm Eni.
-Gjithashtu-tha
ajo gjithë modesti.
9
-Ju
pëlqen jeta studentore?
-Kjo
tregon,se ju më keni ndjekur në ç´do hap.
-Thjesht,është
përshtypje e krijuar.
-Jam
në vit të dytë.Studioj në “Fakultetin e Shkencave të Natyrës“
-Ju
tërheq kjo degë?
-Përpiqem.
-Për
të fituar një diplomë!?
-Jo!Nuk
është ashtu.Duhet të mbaroj universitetin.
Për
një çast u krijua një heshtje thellë.Eni,megjithëse e kishte
kaluar provën më të vështirë,përsëri rrethohej nga hije
dyshuese.Ai qëndronte pranë saj,ndjente frymarrjen e
shpejtuar,ndiqte me vëmendje ç´do lëvizje dhe çuditej me
ndrojtjen e tepëruar.Biseda e zhvilluar ishte tejet shabllon,pas
këtij prezantimi,duhej të hynte në temë,gjë që dhe ajo e
priste,ndryshe nuk mund të shpjegohej ngarkesa e madhe
psikologjike,që shfaqej tek aparenca e rënduar.
-Eni!Takimi
i sotëm i përket rastësisë,megjithëse një ditë do të
ndodhte.Këtë gjë e prisje edhe ti.Unë kam kohë që jetoj me
ëndrrat e tua.Nuk e di,por që kur të pashë tek lokali,krijove të
tjera përshtypje.Mendoj se një njohje më e mirë ,do e lehtësonte
shumë komunikimin tonë në të ardhmen.
-Për
momentin nuk mund të them asgjë.
-Si
duhet t´a kuptoj këtë përgjigje.
-Aktualisht
kam disa probleme për të zgjidhur,më pas edhe mund të diskutojmë.
-Ndoshta
të bezdis,por në qoftë se në jetën tuaj është dikush
tjetër,unë tërhiqem dhe ju kërkoj falje.
-Jo.Sinqerisht
jo.Nuk është kjo arsyeja-tha Eni –dhe një ndjenjë pasigurie e
përfshiu sërish.
-Atëherë
duhet të ketë diçka tjetër.
-Eshtë
shumë e vështirë për t´u shpjeguar.
-Nuk
dua t´ju imponoj.
-Por,ju
…
-Ndërrojmë
temë.
Shpresoj
të lehtësohem disi.Gjithçka ndodhi para një viti. Në ç´do hap
të hedhur shikoja të njëjtën fytyrë.Më ndalonte në mes të
rrugës dhe sillej shumë keq.Vinte tek konvikti dhe fliste gjithfarë
marrëzish.Një ditë ishte i alkolizuar dhe më qëlloi.Kalova një
periudhë të vështirë me atë manjak,por përfundimisht arrita t´a
mbaj larg. Kaq shumë më stresoi ky njeri,sa edhe sot kur e
kujtoj më mbërthen paniku.
-Ai
i përket të shkuarës.S´ka pse t´ju shqetësojë.
-E
drejtë është,por problemet e mia nuk mbarojnë këtu.Jam rrëzuar
në dy provime.
-S´ke
pse e dramatizon kaq shumë çështjen e shkollës.
-Sezoni
nuk ka mbaruar.Rrezikoj të humbas vitin.
-Kam
disa miq atje.Nëse më lejoni,mund t´ju ndihmoj.
10
-Vërtet!
-Të
premtoj Eni.
-Do
t´ju jem vërtet mirënjohëse.
-Shpresoj
që të qetësoheni tani.
Autobuzi
çante përpara,ndërsa ata i kishin flakur tutje emocionet e
para,duke diskutuar gjithë pasion.Thellë në shpirt ai
dëshironte,që ky udhëtim të zgjatej pafundësisht, por koha
fluturonte dhe orari i caktuar e gjeti në stacion.E ftoi për një
pije freskuese,por ajo nuk mund të qëndronte dot gjatë,pasi motra
e priste disa metra larg daljes.U përshëndet me Enin,i premtoi
takim të shpejtë dhe u largua me mendimin se e nesërmja do të
afronte tjetër kolorit ngjyrash.
***
Megjithëse
ç´do gjë shkonte sipas parashikimit,përsëri ndjente një
zbrazëtirë,ndjenjë që e paragjykonte në ç´do hap.Në mendimet
e tij shfaqej Suela,por e paraqitur në tjetër trajtë,me pamje
tërësisht të shpërfytyruar.Ajo kishte depërtuar në memorie me
të gjithë forcën dhe luftonte për të shkatërruar ç´do grimcë
gëzimi,që përpiqej të rrezatonte sfondin e tij shpitrëror.Natyra
e sfumuar nga përplasjet e ndryshme,luhatej si gjethja në ajër,në
pritje të erës më të fortë,për të humbur në vetveten e
largët.
I
telefonoi Martinit dhe shkoi të prenotonte një dhomë në hotel.Për
fat të mirë,ai kishte filluar punë në Tiranë,kështu që mund të
takohej në ç´do kohë.Nuk priti gjatë,pasi telefonata e shokut e
ftoi poshtë në holl.Mbylli dhomën,përshkoi koridorin e ngushtë
dhe zbriti shkallët.U takua me të,dorëzoi çelësin në reçepsion
dhe dolën jashtë.Mbrëmjet në Tiranë janë nga më
mbresëlënset,por në veçanti shëtitjet në bulevardin kryesor,ose
prenotimi i ndonjë vendi tek“Tajvani“.Kur shkuan atje,nuk u
çuditën nga masiviteti i rinisë,pasi parku ishte kthyer në një
qendër e re për ta.Arritën të gjenin një tryezë bosh,u ulën
dhe porositën nga një “Xhin tonik“
-Kur
erdhe?-e pyeti Martini.
-Sot.
-Kishe
ndonjë problem?
-Ç´ështje
pune.Kisha një takim me bordin drejtues të fondacionit,i cili
mbështet, financiarisht një pjesë të mirë të projektit.
-I
mbylle të gjtha procedurat.
-Për
deri sa fondet kaluan në llogari bankare,do të thotë që ç´do
gjë shkoi në rregull.
-Ndonjë
gjë tjetër Edi.
-Qetësi.Nga
ty,ç´të reja kemi?
-Kam
dy arsye që të solla këtu.Duhet të më urosh për punën e
re,gjithashtu i dhashë fund dhe beqarisë.
-Je
treguar shumë i fshehtë.Ne kemi folur rregullisht bashkë,ndërsa
ti nuk ke treguar asgjë.
-U
fejova para një muaji me Amandën.Një i afërm i saj më ndihmoi
për punën këtu.
11
-Sinqerisht
më bëhet qejfi Martin,pastaj ajo është një nga shoqet më të
mira të Suelës,dhe për të flas me superlativa.
-Edhe
ti ke ndikuar jo pak në lidhjen tonë,pikërisht për këtë gjë,dua
që t´ju falenderoj.
-Amanda
mirë ecën me studimet.
-
Eshtë në vitin e tretë mjekësi.Në mëngjes u takuam tek
fakulteti dhe rasti e solli që të bisedonim për Suelën.Ajo
vazhdon të mbajë lidhje të forta me të.Më tha se operacioni
kishte dalur mirë,por duhet të ushtrojë fizioterapi intesive.
-Martin.Ne
jemi shokë dhe me ty duhet të tregohem i hapur.Unë jetoj me
problemet dhe shqetësimet e saj,por ç´do gjë ka një kufi.Nuk
mund t´a përballoj dot një realitet të tillë.Ndihem vërtet i
lodhur.
-E
vlerësoj shumë qëndrimin tënd,por ka ardhur koha që të
kujdesesh më shumë për veten.E ç´mund të bësh më tepër
?Asgjë!.Edhe Amanda këtë mendim ka.
-Njoh
një studente që ka rrëmbyer gjithë aparencën e saj.Mendoj se
mund të më kompesojë dashurinë e humbur.
-Ke
vendosur të nënëshkruar dramën tënde të re.
-Pse?
-Ajo
nuk do t´ju bëjë kurrë të lumtur,përkundrazi do t´ju lëndojë
pareshtur plagën e vjetër.
-Nuk
e di.Ndoshta mund të rikthejë qetësinë.
-Duhet
të shkëputesh nga kohët e hidhura Edi.Ajo pjesë jete ngeli
atje,pjesa tjetër duhet të lëvizë,të zhvendosë përpara,të
rikthejë kuptimin e vërtetë të jetës.
-Edhe
një gjurmë e vogël nga gjithë ajo botë ëndrrash,do më
mjaftonte për të rifituar paqen.
-Mendimi
im nuk ndryshon,por as dikton.Je i lirë të bësh zgjedhjen tënde.
-E
ndiej shumë mungesën e Suelës.Nuk e koncepton dot,se ç´farë
boshllëku të madh ka krijuar. Nuk mund t´a harroj dot atë pamje
të tjetërsuar,që shtynte karrocën me zor dhe largohej me kokën
pas.Ai çast ka ngelur në mendje dhe çjerr pa mëshirë kujtesën.E
si mund të hesht para asaj klithme,që thërret dhe në gjumin e
vonë.”Nuk e kupton se tek mua nuk ka mbetur asgjë.Jam kthyer në
një trung,që e përfshiu rrjedha e keqe.Nuk kam kurajo që t´ju
detyroj të vozitni drejt meje.Unë jam mirënjohëse për atë ç´ka
ke bërë,por është e pa moralshme,që t´ju detyroj ende,t´ju bëj
pjesë të vuajtjes time.Ik!Largohu sa më shpejt!”Kjo është
arsyeja që më sugjestistionon pareshtur drejt shëmbëlltyrës së
saj.
KAP
XIII
Edi
ishte në zyrë kur një nga shokët e shkollës i telefonoi.Ngriti
receptorin dhe u përgjigj:
-Alo!
-Jam
Aldua.Kam ardhur rastësisht në qytet dhe kisha dëshirë t´ju
takoja.
-Jam
në zyrë. Ku mund t´ju takoj?
-Mos
u shqetëso.Po vij t´ju marr atje.
-Në
rregull!Po të pres me kënaqësi-tha ai-dhe uli telefonin.
Mbylli
derën e zyrës dhe zbriti shkallët poshtë.Ishte hera e parë që
një nga shokët e shkollës vinte në këtë qytet.Mendja i shkoi
tek jeta studentore, tek ajo periudhë e bukur,ku jeta ngatërrohej
pas aventurave të moshës.Aldua ndaloi tek sheshi para
godinës,vendosi kaskën e motorrit në krah dhe u drejtua nga Edi
buzëgas.
-Ku
je fshehur kështu!-dhe u përqafua me të.
-Kanë
kaluar gati 5-vjet.Puna na ka lidhur dhe po harrojmë njëri-tjetrin.
-Unë
i ruaj kontaktet me të gjithë shokët.
-Ti
je më i lirë.Edhe vendi i punës të stimulon më shumë lëvizje.
-Si
ke qënë me shëndet Edi?
-Jo
keq!Po ti?
-Në
përgjithësi mirë.Ç´kemi ndonjë gjë të re?
-Qetësi
absolute Aldo.
-Rasti
e solli që të kaloja këtej dhe mendova t´ju bëja një vizitë.
-Shumë
mire bëre.E ruan ende pasionin për motorrat?
-Ti
e di që unë i kam fiksim.
-Ti
je i çmendur Aldo.
-Mund
të bëjmë një xhiro të shpejtë dhe shkojmë drekojmë diku.
Edi
hipi në motorr dhe të dy fluturuan në rrugën kryesore.
-Ule
pak shpejtësinë Aldo.
-Ke
frikë?
-Jo,por
nuk mund të ecim me kaq shpejtësi.
-Më
thuaj ku duhet të shkojmë,se nuk orientohem dot.
-Në
fund të kësaj rruge është një lokal,ku gatuhet mirë.Unë atje
shkoj në raste tepër të veçanta.Ke për t´u kënaqur nga menuja
e pasur dhe garniturat e shumta që serviren atje.
-Jam
në dorë tënde sot-tha ai-dhe shtoi gazin.
Kur
arritën tek kthesa e rrugës kryesore,Aldua nuk arriti dot që t´a
zbuste shpejtësinë dhe sa hap e mbyll sytë e panë veten në
kanalin anësor.Ai mori plagë të thella në krah dhe këmbë,
ndërsa Edi po rënkonte dhe nuk mund të çohej.U sul drejt shokut
me shpejtësi dhe e lëvizi nga vendi.
-Më
dhemb këmba shumë-u ankua Edi.
59
-Duhet
të kesh marrë ndonjë plagë.
-Më
duket se e kam thyer.
-Mos!Mallkuar
qoftë kjo ditë,që të sakatova kështu.
-Nuk
ishte faji yt Aldo-i tha më tepër për t´a qetësuar.
-Për
pak të vrava-tha ai në dëshpërim të plotë-dhe ndali makinën e
parë që kaloi në rrugë.
Shoferi
ishte djalë i shkathët dhe e hipi Edin menjëherë në makinë.
-Është
dëmtuar motorri-foli ai mes rënkimesh.
-Nuk
e gjen gjë atë,por nisu shpejt në spital-dhe i bëri shenjë
shoferit që të shkonte.
Makina
ndaloi para urgjencës,ndërsa pas pak arriti dhe ai.Së bashku me
shoferin e ndihmuan që të hynte brenda.Infermierja i bëri një
qetësues dhimbjesh tek dhoma e pranimit,dhe njoftoi ortopedin.Ai
erdhi së bashku me kirurgun dhe të dy së bashku e
kontrolluan me vëmendje.
-E
ka thyer shumë keq-tha ortopedi.
-Atëherë
duhet të përgatis sallën e operacionit-u hodh kirurgu.
-Duhet
të shpejtojmë.
Nuk
zgjati shumë dhe një grup infermierësh e morën me barrelë dhe e
futën në sallë.Edi me gjithë dhimbjet e shumta,arriti t´i
buzëqeshte shokut,me të vetmin motiv,që t´a çlironte nga ana
psikologjike.Aldoja shkoi në infermeri,mjekoi plagët e shumta,por
të papërfillshme për shëndetin dhe priti në koridor gjer sa doli
doktori.
-Si
shkoi operacioni?-pyeti gjithë shqetësim ai.
-Shumë
mirë.Do ketë pak dhimbje,por do kalojë pa asnjë problem.
-Faleminderit!-tha
ai,ndërsa doktori përshkoi koridorin e gjatë dhe shkoi tek dhoma e
mjekut.
Pas
pak kohe nxorrën Edin me barrela.Ai e shoqëroi gjer tek pavioni i
kirurgjisë,i shtrëngoi fort duart dhe u largua me
ndjenjën e fajit në vetvete.Rreth mbrëmjes e vizituan shokët.
-Si
ndodhi?-e pyeti gjithë shqetësim Besua.
-Erdhi
një shok nga Tirana.E quanin Aldo.Edhe t´i mund t´a njohësh,sepse
në ambjentet e universitetit binte shpejt në sy.Ishte shumë i
dhënë pas motorrave.Kisha vite pa e takuar dhe mendova që t´i
bëja një suprizë.Doja t´a çoja jashtë qytetit për të
drekuar,por u rrëzuam rrugës dhe unë përfundova në spital.
-Me
shpejtësi ishit?-pyeti Sokoli.
-E
kishim tejkaluar pak.
-Nuk
e besoj dot ende këtë aksident.
-Gjëra
që ndodhin Beso.Problemi qëndron se do izolohem gjatë në këtë
pavion dhe më e keqja qëndron tek problemet e shumta që kam në
këtë periudhë.
-E
keqja më e madhe ishte kjo që të ndodhi,të tjerat rregullohen.
-Shumë
mirë thotë Sokoli
-E
njoftove nënën për këtë që të ndodhi?-pyeti Besua.
-Jo!Do
shqetësohej shumë.
60
-Shumë
mire ke vepruar.Ne na ke këtu,për ç´do gjë që të nevojitet.
-Faleminderit
Sokol.Ju jeni miqtë e mi më të mirë dhe unë unë ju falenderoj.
Hyrja
e infermieres,i detyroi ata që të përshëndesnin shokun dhe të
largoheshin.Ajo i vendosi sorumin dhe i komunikoi terapinë që duhej
të ndiqte.
***
Kishte
kaluar më shumë se një javë dhe Edi nuk po mësohej dot me jetën
e spitalit.Shokët i kishin sjellur disa libra për të kaluar
kohën,por ai ç´do ditë e më tepër ndihej si zogu në
kafaz.Mendimet e trazuara dhe qetësia e çuditshme pas gjithë kësaj
kohe,shtonte më tepër ankthin.Asnjë sinjal pozitiv nuk po vinte
nga Martini,megjithëse ai i kishte telefonuar shpesh.Kishte humbur
në mendime të thella,kur në derë u dëgjuan të trokitura.
-Urdhëroni-thirri
ai nga brenda.
Dera
u hap dhe përpara tij u shfaq Keta.Ai u befasua nga kjo vizitë e
papritur,por në të njëjtën kohë u ndje dhe mirë.
-Duhej
të më kishe njoftuar për atë që të ndodhi Edi-e kritikoi ajo.
-Faleminderit
për respektin e treguar!
-Më
vjen vërtet keq.Nuk gjej dot fjalë për të komunikuar,kaq shumë
që më keni tronditur. Sa dëgjova për aksidentin erdha me një
frymë.
-Faleminderit!
-Si
e ke këmbën?
-Më
mirë.Shpresoj që të dal së shpejti.Më duhet që të përballem
me patericat.
-Kjo
frakturë të ka shkaktuar dhimbje të forta.Syte e enjtur flasin
qartë,megjithëse rëndësi ka që po përmirësohesh.
-Është
më se e vërtetë.Ditët e para i përballova me sforco të
madhe,por tani jam shumë më mirë.
-Edhe
Eni nuk u ndje mirë,kur dëgjoi për ty.
-Po më
befason vërtet!-tha me ton ironizues ai.
-E
kam seriozisht.Ajo u prek shumë,nga ngjarja që të ka ndodhur.
-Nuk
ka pse të shqetësohet.
-Pse
flet kështu?
-Ne
jemi të huaj për njëri-tjetrin.
-Eni
gaboi rëndë me ty,por…
-Me
jetën e saj-e ndërpreu ai.
-Ajo
ka nevojë për dashurinë tënde Edi.
-Nuk
i mungoi asnjëherë,por e flaku tutje pa mëshirë.
-Ajo
e pranon gabimin dhe të kërkon falje.
-Unë
nuk kam nevojë për shfajësime,por për arsyen e vetme që e
detyroi të shkonte gjer atje.
61
-Po
e vuan tmerrësisht atë që ndodhi.
-Ti
mendon se unë e kisha më të lehtë!?
-Eni
nuk ka kurajo të përballet me ty,pikërisht për këtë arsye jam
këtu.
-Më
duhet t´ju falenderoj për vizitën e bërë.
-Nuk
kam përfunduar ende.Ajo kërkon që të takohet me ty dhe ti nuk ke
pse e refuzon.
-Nuk
i´a ka mbyllur kush derën,megjithëse zemrën time e ka thyer dhe
vështirë se do e falë ndonjëherë.Unë jam mbyllur në këtë
dhomë dhe bashkë me dhimbjen fizike vuajta dhe mëkatin e saj.
-Ti
ke çelësin e artë për t´a rikthyer sërish në botën plot
ëndrra dhe jetë.Vetëm një fjalë e vetme do t´a ringrejë ose do
e zhysë përjetë në ngjirizet më të thella të dhimbjes
njerëzore.Ti duhet t´i japësh një mundësi,ndërsa ajo do të
falë një jetë të tërë.
Edi
nuk foli,por e vështroi gjithë dyshim.”Kush ishte ajo,që
luftonte kaq shumë për të rivendosur ekuilibrin e humbur?Një
shoqe!Një mike!Apo ishte një ëngjëll që luftonte për lumturinë
e të tjerëve dhe për këtë gjë meritonte shumë më tepër!”
-Të
falenderoj për gjithçka Keta,por era që fryn ka fshirë ç´do
ndjenjë dhe në atë dashuri nuk ka mbetur më asgjë.Zjarri i
zemrës është shuar dhe sot rrethohet nga akulli i shpirtit,i cili
shkreton ç´do ëndërr të thurur.Më vjen vërtet keq!
-Të
uroj shërim sa më të shpejtë Edi.
-Faleminderit
Keta!
-Mirupafshim-tha
ajo-dhe u largua me një vështrim të hidhur,vështrim që do mbetej
gjatë në kujtesën e tij.
KAP
XIV
Ishte
mesnatë,kur Edi u zgjua nga gjumi gati i alarmuar.Një ëndërr e
keqe kishte zbritur nga truri i mpirë dhe e kishte tronditur jashtë
mase.”Ai ishte në qytetin e vogël bregdetar.Këmbët e çuan në
plash,ndërsa para syve ngrihej shkëmbi i bardhë,në krye të së
cilit qëndronte Suela.Ishte gjysëmerrësirë,vetëm flokët e
zgjatur tej mase fluturonin në erë.Para tij u ngrit një re pluhuri
dhe më pas një zhurmë shurdhuese.Hija e egërsuar e Enit u turr
drejt shkëmbit,për të fituar poltronin e humbur.Çuditërisht
Suela qëndronte pa lëvizur,ndërsa fustani i bardhë filloi të
derdhej poshtë gurit soditës duke veshur me vel dhe një pjesë të
ranishtes shkretuar.Hija e zezë u zhduk,për t´ia lënë vendin
zërit të frikshëm që drithëronte vendin.
-Unë
nuk mund të jetoj gjithë jetën nën kujtimin tënd.Erdhi koha që
t´a lësh të qetë dashurinë time.
-Nuk
është faji im që t´i mban kurmin dhe fytyrën time.Ti nuk e
meriton atë dashuri,pasi shpirti dhe zemra jote nuk do jenë kurrë
pranë tij.
-Ti
nuk duhet të bëhesh pengesë-u mbrojt Eni.
-Gabohesh
rëndë mashtruse.Nuk mund të fshihesh gjithë jetën pas
imazheve të dikurshme.
-Ju
duhet të kishit vdekur shumë kohë më përpara-dhe u sul drejt
asaj lartësie,që të fshinte ç´do gjurmë të mbetur.
Rendi
me vrap drejt shkëmbit dhe nisi të kapej me thonj,por ishte tepër
vonë.Klithma e tmerrshme çau heshtjen rënkuese dhe ju drejtua
atij:
-Ja
se ç´farë ka mbetur prej dashurisë tënde”-dhe e tërhoqi nëpër
natën pis të zezë,ku përveç njollave të bardha që
shpërndaheshin nga fustani i copëtuar nuk mund të shikoje agjë
tjetër.“
Fshiu
bulëzat e ftohta të djersës dhe hapi sytë fort.Në dhomë
mbizotëronte qetësi.Ai nuk besonte tek ëndrrat,por i konsideronte
ato si interpretim të shqetësimeve të ditës.Rivaliteti i tyre
ishte bërë i pashmangshëm dhe kjo përbënte sfidën e tij më të
madhe.Suela fantazoi Enin,por më pas lindi armiqësia e heshtur,ku
vetëm bota e tij,do mund të rivendoste krenarinë e thyer të
tyre.E para shkoi gjer në irealitet,ndërsa shëmbëlltyra e saj
zhgënjeu besimin e tepëruar.Transformimi i ndodhur mbronte hiret e
dashurisë së premtuar,por nuk mund të kthjellonte dot ndjenjat e
trazuara.Reagimet anësore nuk kishin ndikuar,por ushtonin presion
dhe çorientonin gjithë qënien.Mes kësaj rrëmuje ngrihej hendeku
i pasigurisë ,i cili afronte dhe largonte pa asnjë dëshirë.Suela
hyri në shpirtin e tij gjithë ndrojtje,ndërsa studentja endej mes
ankthit për të nesërmen.Gjumi i larguar e detyroi Edin që të
rizgjonte ditën e re.Mëngjesi erdhi ngadalë,por i sigurtë dhe
jashtë filluan të shquanin godinat e larta.Ai u ngrit ngadalë,u
mbështet fort tek patericat dhe shkoi pranë dritares.Ylli i fundit
që kapej pas qiellit ishte shenja e tij,por se kë do përshëndeste
mëngjezeve të jetës këtë nuk mund t´a përcaktonte.Për fat të
mirë Besua erdhi herët.
-Si
fjete sot?-pyeti ai.
63
-Kam
qëndruar gjithë natën zgjuar.
-Ke
pasur dhimbje?
-Jo!
-Ndoshta
je pak i mërzitur,nga që je izoluar këtu.
-Dje
mbasdite më bëri një vizitë Keta.
-Është
treguar vajzë e sjellshme.
-Ajo
erdhi për Enin.
-Ti
nuk e meritoje një fyerje të tilllë Edi.
-Ajo
më foli për pendesën e thellë të saj dhe kërkoi që t´a falja.
-Po ti
si reagove?
-Të
them të drejtën Beso,ishte hera e parë që kuptova pamundësinë,për
të pranuar një dashuri,që nuk do e jetoja kurrë.
-Si
u ndie Keta.
-Ajo
e përjetoi shumë keq.U ndje njëlloj,sikur po braktisnin atë.
-Ajo
është vajzë e thjeshtë dhe unë e admiroj për sinqeritetin e
treguar.
-Nga
Tirana ke marrë ndonjë lajm?
-Gjer
tani asgjë,por mendoj se Suela e di,që unë jam aksidentuar.
-Duhet
t´i ketë thënë e fejuara e shokut tënd.
-Ato
bisedojnë për gjithçka.
-Mos
i ka folur për lidhjen tënde me Enin?
-Këtë
gjë nuk mund t´ia tregojë,pasi ajo më ka nxitur vetë,për të
filluar një jetë të re.
-Beson
ende tek rikthimi i Suelës?
-Nuk
e di,por jeta jonë duket se ndjek të njëjtën rrjedhë.
-Po me
Enin ç´farë do bësh?
-Megjithëse
ajo u tregua e padenjë për dashurinë e afruar,përsëri ndjej një
peng në shpirt.Ajo do mbetet dritareve,dhe do fshijë lotët me
flokët përlyer nga dhimbja.Ishte pranverë kur u njohëm dhe
mendova se muaji i luleve do sillte tjetër risi.Vjeshta përforcoi
besimin,se hapat e dikurshëm do trokisnin sërish trotuareve.Çastet
e bukura ranë bashkë me gjethet e pemëve dhe nga gjithë ajo kohë
mbeti vetëm një kujtim i hidhur.Dimri i akullt nuk kërcënoi vetëm
natyrën,por dhe shpirtrat tanë,të cilët u përfshinë nga stuhia
më e keqe dhe na larguan përfundimisht.Kohët kalojnë dhe asgjë
nuk mund t´a thyejë heshtjen herezi,që diktohet nga mjedisi i
rënduar.E gjeta në mes të udhëkryqit,i fala dashurinë e munguar
dhe i riktheva buzëqeshjen.Eni i braktisi të gjitha dhe sot kërkon
që t´a fal.Në emër të kujt morali duhet t´a bëj!Unë e fshiva
të kaluarën e saj dhe ajo riprodhoi një tjetër të kaluar.Nuk
mund të vazhdoj gjithë jetën kështu.
-Ke
shumë të drejtë Edi.Mund t´ju kisha paralajmëruar që në fillim
për karakterin e saj,por nuk e bëra,pasi ti gjithë kohës ke
menduar për të rivendosur paqen tënde shpirtërore.
-Nuk
ndodhi kështu,por mund të mbështetem tek ajo e shkuar për të
ndërtuar një të ardhme tjetër.
64
-Beson
ende tek Suela.
-Ajo
mbivendosi pasazhin e saj përkohësisht,por nuk do lejojë kurrësesi
shkatërrimin e ndjenjës më të pastër.
-Më
duhet të shkoj.Do vij sërish mbasdite,që t´ju bëj pak shoqëri.
-Mirupafshim
Edi-dhe faleminderit.
Edi
shkoi pranë dritares dhe nisi të vështronte natyrën jashtë.Ishte
ditë e bukur.Dielli lëshonte rreze të ngrohta,dhe jeta
qeshte.Harabelat cicëronin ëmbël dhe lodronin me njëri-tjetrin.I
fiksuar pas peisazhit të bukur qëndroi për një kohë të gjatë
atje.Në sheshin e madh të spitalit u duk silueta e Enit.Nuk u çudit
nga vizita e saj pasi Keta e kishte informuar për një takim të
ardhshëm.U tërhoq nga dritarja dhe u ul në shtrat,në pritje të
përballjes me të.Ajo pyeti për pavionin e kirurgjisë dhe nisi të
ngjiste shkallët me hapa drithërues. Përshkoi koridorin e gjatë
dhe ndaloi tek dhoma e kryinfermerisë.Trokiti në derë dhe priti që
t´a ftonin brenda.
Kur
hyri atje,u befasua nga përballja me fytrën e një të njohurës së
saj.
-Nuk
e dija se punonit këtu!-i foli Eni.
-Duhej
t´ju kish thënë motra ime.
-Ne
jemi shoqe,por sinqerisht nuk di gjë.
-Ti
erdhe për Edin!?Tek dhoma 17 e ke.
-Faleminderit!-dhe
u bë gati të dilte Eni.
-Po
të shoqëroj në koridor-i tha ajo-dhe dolën të
dyja.Kryeinfermierja nuk e kishte tërhequr ende derën,kur përballë
saj u shfaq një vajzë tjetër.Ajo e vështroi e çuditur,ndërsa
vetëtimthi vështroi dhe Enin.U huta menjëherë dhe me sy pyetës
kërkoi përgjigje,por më kot.Eni ishte prerë në fytyrë,kishte
stampuar sytë tek varësja që shndrinte dhe nuk mundi të shprehte
asgjë.Vajza u çudit nga sjellja e tyre,vështroi me mospërfillje
Enin dhe pyeti:
-Më
falni!Ku është shtruar Edi Kondo?
-Dhoma
17-tha me gjysëm zëri kryeinfermierja.
-Faleminderit!-dhe
përshkoi koridorin me hapa,që nuk shkelnin në dysheme,por në
gjithë qënien e Enit.
Ajo
ktheu dhe një herë kokën pas,veprim që për të tingëlloi si
shenjë triumfi dhe trokiti në derë.
-Hyr-u
dëgjua zëri nga brenda.
Fund
Ciao a tutti!!! Il mio nome è Nico, penso che sia la signora più felice sulla terra dopo aver avuto il mio amante indietro che mi ha lasciato per 7 anni per ragioni sconosciute. Non sono stato io stesso negli ultimi 7 anni perché lo amo (Donald) così tanto che penso a lui ogni giorno della mia vita e ho fatto tutto il possibile per riaverlo ma non potevo ancora fino a quando non ho trovato una testimonianza di qualche corpo ha dato online come ha ottenuto il suo amante indietro attraverso l'aiuto del Dr Ose. Questo mi ha incuriosito e ho deciso di contattare il Dr Ose anche per chiedere aiuto. Ancora non so come il dottor Ose mi abbia riportato Donald dopo 7 anni di scioglimento entro 24 ore. Penso che Dr Ose sia il più grande spiritualista dell'amore sulla terra perché ha riportato la mia gioia e mi ha fatto sorridere. Donald è di nuovo completamente tra le mie braccia. Devo dire che sono fortunato ad entrare in contatto con Dr Ose. Le mie persone là fuori che hanno bisogno di aiuto per ricongiungersi con il loro amante perduto o qualsiasi problema di vita, questa è l'opportunità per te di riavere il tuo amante attraverso l'aiuto del Dr Ose. Puoi contattarlo sulla sua email privata. osemagichomeofsolution@gmail.com. Chat per WhatsApp e Viber: +27638836445
BeantwoordenVerwijderenPërshëndetni të gjithë! Emri im është Nico, unë mendoj se unë jam zonja më e lumtur në tokë pasi kam mbrapa dashurin tim, i cili më lanë për 7 vjet për arsye të panjohura. Unë nuk kam qenë vetë për 7 vitet e fundit, sepse e dua atë (Donald) aq shumë sa mendoj për të çdo ditë të jetës sime dhe i kam bërë gjithshka të mundshme për ta kthyer atë, por ende nuk munda derisa të vinte në një dëshmi disa trupa dha në internet se si ajo mori mbrapa saj dashnor me ndihmën e Dr Ogundele. Kjo më mori mua kurioz dhe i vendosur për të kontaktuar edhe Dr Ogundele shumë për ndihmë. Unë ende nuk e di se si Dr Ogundele solli Donald përsëri tek unë pas 7 vjet të shpërbërjes brenda 24 orëve. Unë mendoj se Dr Ogundele është spiritualisti më i madh në tokë, sepse ai solli gëzimin tim dhe më vuri një buzëqeshje në fytyrën time. Donald është plotësisht përsëri në krahët e mi përsëri. Duhet të them se jam me fat që kam ardhur në kontakt me Dr Ogundele. Njerëzit e mi atje që kanë nevojë për ndihmë për t'u bashkuar me dashnoren e tyre të humbur apo ndonjë problem jetësor, kjo është mundësia që ju të keni dashurin tuaj mbrapa me ndihmën e Dr Ogundele. Ju mund ta kontaktoni atë në emailin e tij privat. ogundeletempleofsolution@gmail.com. Për WhatsApp dhe Viber Chat: +27638836445
BeantwoordenVerwijderen